Si çdo vit në Ramazan ashtu edhe këtë vit FRI- dega në Kërçovë ka paraparë një program të larmishëm me aktivitete për ta begatuar jetën kulturore dhe fetare në qztetin e Kërçovës.
Nga aktivitetet e para që filloi realizimi i këtij programi më 04.07.2014 (e xhuma), ishte tribuna me student dhe aktivistë të degës së FRI-së, në Kërçovë.
Ligjërues në këtë tribunë ishte Mr Kujtim Kasami, i cili shtjelloi temën: “ Mrekullitë e Kur’anore ”.
Tribuna në fjalë u realizua para namazit të akshamit, me ç’rast të pranishmëve të cilët ishin rreth 40 veta, ju shtrua iftar I cili u donua nga H/R Arabella.
Vlen të përmendet se këtij aktiviteti i parapriu aktiviteti i shpërndarjes së hurmave me mbishkrim Urime Muaji I Ramazanit, I cili aktivitet u realizua një ditë para fillimit të Ramazanit nga Sektori i Femrës.
Aktivitete të ngjashme do të ketë edhe në ditët në vazhdim të këtij muaji të bekuar.
EDITOR
10 years ago
previous article
Ja se si të instaloni manualisht shtojcat për Chrome
next article