Duke iu përgjigjur thirrjes së Islamit, 19 tifozë të futbollit që ndjekin Kupën e Botës, Brazil 2014, janë konvertuar në Islam pas takimit me ekipet e Davetit të përhapur në të gjithë vendin e sambave gjatë muajit të kaluar.
Që nga fillimi i Kupës së Botës, është rritur numri i besimtarëve nga kombe të ndryshme që kanë përqafuar fenë Islame. Numri i tyre tani është 19 tifozë anglezë, spanjollë dhe brazilianë,  kështu deklaroi për Agjencinë Anadolu, Shejh Halid el-Teki, Kryetari i Këshillit të Lartë të Imamëve dhe i Çështjeve Fetare.
“Tre tifozë të futbollit, duke përfshirë një anglezë, një spanjoll dhe një brazilian e kanë deklaruar Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) para disa ditësh, mbasi ishin njoftuar rreth mësimeve të Islamit nga fushata e organizuar nga Këshilli i Davetit.
Gjatë këtyre ditëve, sa po zhvillohen ndeshjet për Kupën e Botës, një numër në rritje i brazilianëve i janë përgjigjur thirrjes për të pranuar  Islamin, për të zgjedhur,  për të pranuar mesazhin e besimit me rritjen më të shpejtë në botë.
Në fillim të muajit, Grupi i Davetit njoftoi se një libër i veçantë, një  udhëzues është botuar në Brazil për tifozët myslimanë  me rastin e Kupës së Botës, 2014 FIFA.
Libri i titulluar “Salam  Brasil (Përshëndetje  Brazil) është botuar në  65.000 kopje, dhe ka 32 faqe. Libri është publikuar nga Bashkimi i Shoqatave Islamike të Brazilit në bashkëpunim me ambasadën Omanit në këtë vend të Amerikës së Jugut.
Së bashku me tre tifozët që e përqafuan fenë Islame gjatë zhvillimit të Kupës së Botës në Brazil,  Islamin e kanë pranuar edhe gjashtëmbëdhjetë tifozë të tjerë nga kombe të ndryshme, tha Shejh Halid el-Teki, Kryetari i Këshillit të Lartë të Imamëve dhe i Çështjeve Fetare.
Sipas regjistrimit të vitit 2001 në Brazil jetonin 27.239 muslimanë.
Megjithatë, Federata Islame e Brazilit pretendon se tani jetojnë rreth një milion e gjysmë.
Eksperti për çështje Islame, Paulo Pinto, i Universitetit Federal në Fuminense, ka vlerësuar se Brazili është shtëpi për rreth një milion muslimanë.
Pa numër të konfirmuar të muslimanëve, treguesi më i mirë i rritjes së Islamit në Brazil është rritja e shpejtë e numrit të xhamive.
Tani  në Brazil ka 127 xhami, katër herë më shumë sa kishte në vitin 2000.
 
Burimi: OnIslam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
=========================