FRI dega Shkup si çdo herë po ashtu edhe këtë vit etjen e besimtarëve mysliman mundohet ta shuan me aktivitete të ndryshme dhe atë për hir të këtij mysafiri të rrallë.Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit FRI-Shkup në karvanin e aktiviteteve të saja, inkuadroi edhe manifestimin “Netët e Kulturës Islame”. Në natën e parë të këtij manifestimi pikërisht me datë 14.07.2014 u realizua programi “Mbrëmja Kuranore”, aktivitet ky tanimë i njohur në mesin e popullatës.
Të pranishmit i përshëndeti z. Hasan Baftijari zëvendëskryetar i Forumit Rinor Islam, i cili theksoi rëndësinë e Kur’anit dhe organizimin që bën FRI çdo vjet në mbajtjen e “Mbrëmjeve Kura’nore”
Lexues i parë i këtij evenimenti ishte hafizi nga Sabahudin Nuhiu, i diplomuar në medresenë “Isa Beu” në Shkup, dhe fakultetin e shkencave islame po ashtu në Shkup. Sabahudin Nuhiu ka marrë pjesë në shumë gara botërore dhe rajonale ku edhe ka fituar disa çmime.
Lexuesi i dytë i kësaj mbrëmje ishte Hakim Iljazi, cili kishte mbaruar medresenë Alaudin në Prishtinë, fakultetin e shkencave islame po ashtu në Prishtinë. Ai kishe vazhduar në Institutin e leximit të Kuranit në Kajro si dhe Damask të Sirisë. Hakim Iljazi ka marrë pjesë në disa gara kuranor brenda dhe jashtë vendit, si në Malajzi, Zagreb e disa vende tjera, me çrast ka marrë edhe çmime.
Recitimi i Kuranit më pas vijoi me lexuesin e tretë, kurse ai ishte Egzon Ibrahimi nga qyteti i Ferizajit. Egzon Ibrahimi ka mbaruar medresenë Alaudin në Prishtinë, kurse për momentin vijon studimet në Egjipt, gjegjësisht në instituin e leximit të Kuranit. Ai ka marrë pjesë në shumë gara të botërore, dhe rajonale, disa here është dekoruar me vendin e parë.
Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin një grumbull i madh i qytetarëve, me çrast u habiten nga performanca e lexuesve të Kur’ranit. Ajo çfarë e bëri të dalluar manifestimin në fjalë ishte fakti se një zonjë e përtakisisë nacionale maqedonase u ndal të ndegjon këtë lexim aq të bukur, dhe më pas filloi të qajë. “Për aq kohë sa jetoj në Shkup, kurr më parrë nuk ndëgjuar lexim të tillë, edhe pse nuk e kuptoj gjuhën arabe ky lexim më bëri të rrenqethem sonte” rrëfeu ajo.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
10 years ago
previous article
Nëse një grua ka fëmijë në gji, a mund të mos agjërojë?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago