Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se nuk do të lejojnë nismat për ndarjen e Sirisë.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe Kryeministri Erdoan nënvizoi se nuk do të lejojnë krijimin në Siri të një strukture të ngjashme me atë në Irak.
“Për ne ka shumë rëndësi integriteti i Sirisë. Turqia nuk do të lejojë një strukturë të tillë si “Siria e Veriut”. Ajo na ngarkon neve kompetenca të ndryshme, na jep të drejta të ndryshme”- u shpreh shef i qeverisë së Ankarasë.
Kryeministri Erdoan bëri për gazetarët vlerësime edhe lidhur me procesin e luftës kundër terrorit, duke sqaruar se qeveria ka marrë përsipër risk për zgjidhjen e këtij problemi.
Kryeministri turk theksoi lënien e armëve si rrugëzgjidhje për mbarëvajtjen e procesit të zgjidhjes. “Në qoftë se terroristët kalojnë nga kufiri në një vend të dytë, atëherë “de fakto” do të fillojë edhe procesi në fjalë”, shtoi Erdoan.
Lidhur me ekzistencën e elementëve terroristë në Kampin Mahmur Kryeministri Erdoan th se “ky është një proces që duhet zgjidhur duke biseduar me OKB-në”./trt/
EDITOR
12 years ago
previous article
Akuza për nxjerrje ilegale të organeve në Maqedoni
next article
Gol i paparë i portierit në hendboll (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago