Sektori i Femrës në Tetovë më 17.07.2014, në sallën e Pallatit të Kulturës në Tetovë realizoi “Mbrëmjen Islame”
Leximi i disa ajeteve të Kur’anit nga Ajla Xhemaili ishte edhe fillimi i këtij manifestimi, ku më pas pasoi me fjalën përshëndetëse të përgjegjëses së Sektorit të Femrës Dega Tetovë znj. Ganimete Shasivari, ku ceku aktivitetet e realizuara gjatë muajit të Ramazanit dhe të cilat do të vazhdojnë deri në fund të muajit.
Pastaj programin e begatoi ligjëruesja Sumeja Peza me “Këshillat e Muajit Ramazan” ku tha edhe pse jemi në 10 ditëshin e fundit ku është shpëtim nga zjarri i Xhehnemit , në këto ditë e kemi edhe natën e Kadrit e cila vlera e saj është sa 10000 muaj, duaja që më së shumti duhet bërë këto ditë është “Allah ti je falës e donë faljen andaj më fal mua”.
Pjesa artistike vijoi me nxënëset që kanë ndjek projektin “ Talentiumi”, Ramije Memishi recitoi poezin” Ramazani”,Vjollca Idrizi dhe Adisa Sejdia performuan dialogun “Une dhe Hija” dhe Besa Alili monologun “U nda Hëna”.
Për sa i përket agjërimit të muajit të Ramazanit në aspekte shkencore, anëtarët e degës së Tetovës studentet e mjekësisë Suada Emruli dhe Besa Alili, pregatitën dokumentarin me temë “Dobitë e agjërimt në aspektin shëndetësor”, ku të gjithë u ndanë të kënaqura nga përfimiti ë këtije dokumentari.
Gjate këtij programi pjesmarrëse ishin edhe korri “Rejjan” nga Shkupi që e zbukuruan këtë mbrëmje me këndimin e Ilahijeve.
- Mbrëmje Islame në Tetovë