Në Kampionatin francez të hendbollit, në ndeshjen ndërmjet skuadrave Ivri dhe Shamberi, tifozët e hendbollit patën rastin që të shohin një gol që ndoshta as në 100 vitet e ardhshme nuk do të kenë mundësi ta shohin.
Kjo ndodhi kur portieri i Ivrit, Javier Shapon, mbrojti një goditje të fortë të lojtarit kundërshtar, ndërsa goditja e fortë nga duart e tij u devijua në anën tjetër të terrenit, duke e lobuar portierin e Shanberit. /Fish Media/