Real Madrid vazhdon të çudisë botën me blerjet super të shtrenjta. Pasi blenë Toni Kroos nga Bayern Munich, madrilenët kanë siguruar dhe James Rodriguez nga Monaco.
Blerja e golashënuesit më të mirë në Kupën e Botës “Brazil 2014”, është më e shtrenjta në historinë e transferimeve pas transferimit të Ronaldos, Bale dhe Suarez, pasi kap shumë 60 milionë paund.
Në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta në futboll, Real Madrid mban rekord, pasi ka 5 nga 6 blerjet më të shtrenjta.
10 transferat më të mëdha në histori:
- £80m – Gareth Bale (nga Tottenham te Real Madrid)
- £80m – Cristiano Ronaldo (nga Manchester United te Real Madrid)
- £75m – Luis Suarez (nga Liverpool te Barcelona)
- £60m – James Rodriguez (nga Monaco te Real Madrid)
- £59m – Zlatan Ibrahimovic (nga Inter te Barcelona)
- £56m – Kaka (nga Milan te Real Madrid)
- £55m – Edinson Cavani (nga Napoli te PSG)
- £51m – Radamel Falcao (nga Atletico Madrid te Monaco)
- £50m – Fernando Torres (nga Liverpool te Chelsea)
- £50m – David Luiz (nga Chelsea te PSG). /Shekulli/