Unioni i Studentëve të Universitetit të Oksfordit (OUSU) do të hedhin votat e tyre të mërkurën, për të vendosur bojkotimin e mallrave nga Izraeli. Rezultati pritet të jetë bindshëm në favor të bojkotit.
Studentët kanë bërë thirrje për refuzimin e Izraelit, që përfshijnë eksportet e frutave, perimeve dhe kozmetikës, në shenjë protestë kundër keqtrajtimit të Izraelit që po u bën palestinezëve, përfshirë pengesën për të krijuar një shtet palestinez.
George Galloway profesor në Oxford dhe deputet britanik i njohur si përkrahës i palestinezëve, mbajti një fjalim që dënon Izraelin.
Fushatat e bojkotit ndaj Izraelit nuk janë të rralla në Britani. Në prill 2012, disa dyqane në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndaluar tregtinë me kompanitë Izraelite.
Në reagim ndaj këtyre fushatave, Izraeli miratoi një ligj që do ti padisë ata që bëjnë thirrje për bojkotime ekonomike, kulturore apo akademike kundër Izraelit, institucioneve të tij, apo zonave nën kontrollin e tij.
/mesazhi/