Ndërkohë që në Maqedoni, sidomos ndër shqiptarë vazhdon tmerrimi me atë që po ndodh në Gaza të Palestinës, dhe shumë njerëz shfaqin përkrahje publike për Gazan (sidomos edhe në rrjetet sociale me hashtagun #SupportGaza), mbeti si e pa shënuar fakti që Maqedonia ishte njëra nga shtetet që votoi vetëm me abstenim, për rezolutën e fundit të OKB-së. Rezolutë kjo ku dënohen krimet mbi civilët në Gaza, dhe ku shumë shtete anëtare të OKB-së votuan pro sjelljes të kësaj rezolute, raporton portali Almakos.
Brazili terheq ambasadorin nga Izraeli, denon ashper masakrat ne Gaza
Ministria e Punëve të Jashtme të Brazilit lëshoi një deklaratëtë ku dënon përshkallëzimin e dhunës së Izraelit në Palestinë, dhe tha se Brazili dënon ashpër përdorimin disproporcional të forcës nga ana e Izraelit në Rripin e Gazës.
Në këtë mënyrë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se tërheq nga Tel Avivi ambasadorin Brazilian Henrique Pinto, një masë kjo që nga mediat është parë si “e jashtëzakonshme”. Duhet kujtuar se një taktikë e këtillë merret vetëm kur qeveria dëshiron të tregojë pakënaqësinë e saj dhe beson se situata në vendin tjetër është jashtëzakonisht e rëndë. ”
Brazili ishte një nga 29 vendet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së që votuan të mërkurën për të hetuar Izraelin mbi ofensivën ushtarake në Gaza. Shtetet e Bashkuara votuan kundër hetimit dhe 17 vende abstenuan.
Brazili është duke kërkuar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka qenë duke u përpjekur për të rritur praninë në skenën ndërkombëtare. /mesazhi/