Deri më tani janë publikuar 12 përkthime të Kur’anit të Shenjtë në gjuhën kineze.
Ka edhe dy dy përkthime të Librit të Shenjtë të publikuara në Kinë, një është në gjuhën ujgure dhe tjetri në gjuhën kazake.
Kur’ani, në origjinal, në gjuhën arabe, është botuar për herë të parë në Kinë në vitin 1862.
Më vonë, gjatë viteve të fundit të sundimit të Dinastisë Ming, përkthimi i Kur’anit në gjuhën kineze ka filluar të përkthehet pjesërisht, por askush nuk e mori përsipër të përkthej gjithë Kur’anin e Shenjtë në kinezisht. Pse? Sepse, atëherë besohej se Kur’ani nuk duhet të përkthehet në gjuhë të tjera, sepse gjuha arabe është gjuha e Islamit dhe, për këtë arsye, të gjithë myslimanët duhet të mësojnë atë në gjuhën arabe.
Të tjerë, megjithatë, kanë thënë se është mirë të përkthehet Kur’ani, sepse Kur’ani tashmë është përkthyer në shumë gjuhë nga myslimanët që nuk janë arabë, që nuk e njohin gjuhën arabe.
Përkthimi i parë i Kur’anit të shenjtë në gjuhën kineze është përfunduar dhe botuar në vitin 1930.
Edhe pse myslimanët janë përqendruar në Kinën perëndimore, Islami praktikohet në të gjithë Kinën.
Janë dhjetë grupet etnike në Kinë që janë muslimanë, duke përfshirë ujgurët, salarët, kazakët, tatarët, taxhikët dhe Uzbekët, të gjithë i përkasin fesë Islame.
Feja Islame ka filluar të përhapet në Kinë që në shekullin e VIII-të përmes tregtisë me vendet muslimane.
Përkhteu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë