Presidenti i Ligës spanjolle të futbollit (LFP), Javier Tebas, ka thënë se Barcelona nuk do të ketë të drejtë të bëjë gara në La Liga, në rast se Katalunia fiton pavarësinë.

Katalunasit janë duke kërkuar vazhdimisht ndarje nga Spanja për shkak të dallimeve kulturore dhe gjuhësore, ndërkohë që Barca qe një kohë të gjatë është simbol i pavarësisë atij regjioni.
“Nuk dua të spekuloj për pamundësitë. Katalunia do të jetë gjithmonë Spanjë. Dhe nuk shqetësohem vetëm për Barcelonën, por edhe për Nastic, Girona, Espanol, Llagostera dhe Sabadell”.
“Nëse Akti Sportiv mbetet i njëjtë, ata nuk mund të garojnë në ligën tonë”.
“Do të duhej ta ndryshonim Aktin Sportiv. Andorra, për shembull, luan në garat tona, sepse ligji e specifikon se mund të luajë”, citon AS fjalët e Tebas. /Telegrafi/