Transferimi 80 milionësh i Real Madridit, James Rodriguez, në një ceremoni të organizuar në qytetin e Madridit, ka pranuar “Këpucën e Artë”, çmim që i takon pas shpalljes golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botërorë.
James me gjashtë gola të shënuara udhëhoqi kombëtaren e tij drejt një suksesi të madh në botërorin e Brazilit, botërorë ky që në fund i takoi Gjermanisë.
“Jam shumë krenar sepse po realizoi një ëndërr, po ashtu shpresoj që të vazhdoj me tituj të tjerë, dhe jam pjesë e skuadrës ideale për ta bërë këtë”, deklaroi James, pasi iu dorëzua “Këpuca e Artë”./ Indeksonline/