Sipas një ankete të re, më shumë se 60 për qind e sionistëve besojnë se ofensiva mujore nga forcat tokësore, detare dhe dhe ajrore të Tel Avivit kundër Rripit të Gazës të bllokuar ka dështuar për të arritur qëllimet e veta.
Sipas Press TV, sondazhi i fundit nga ana e Institutit të regjimit izraelit, Panels Politics, zbulon se 66 përqind e hebrenjve që jetojnë në Palestinën e okupuar beson se lufta nuk ka arritur objektivat e saj.
Kjo ndodhi sepse forcat e regjimit izraelit u tërhoqën nga Gaza, duke pretenduar se ata kanë arritur objektivat e tyre, duke përfshirë edhe shkatërrimin e tuneleve ndërkufitare në Gaza.
Kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanjahu kishte përshëndetur ofensivën në Gaza si të suksesshme.
Ismail Hanijeh, një udhëheqës i lartë i Hamasit, tha se palestinezët ishin në anën fitimtare në luftë me Izraelin në Rripin e Gazës. Ismail Hanijeh i bëri këto komente në një deklaratë, duke thënë se luftëtarët e rezistencës janë fituesit e vërtetë kundër të regjimit izraelit në  territorin palestinez.
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë