Një ndër gazetat më të mëdha në Izrael, Haaretz ka hedhur sëfundmi një shkrim që pritet të sjellë polemika të mëdha. Shkrimi i shoqëruar me foton e Presidentit Egjiptian Abdulfatah Al Sisi mban titullin grricës: Vëllai i Izraelit, Al Sisi.
Shkrimi bën një paralele midis karrierës së Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit egjiptian Al Sisi në punët e tyre të brendshme duke kaluar më pas në bashkëpunimin kundër Hamasit në Gaza.
Madje gazeta i bën laved të mëdha Sisit. “Të dy liderët Netanyahu dhe Sisi janë të mençur, të matur dhe urrejnë Hamasin. Por prisni, ata nuk janë kaq shumë të ngjashëm. Në Izrael të gjithë janë pranë kryeministrit”, mbyll paragrafin e parë Haaretz duke theksuar më pas së ndryshe nga Netanyahu që i ka të gjithë pas vetes, Sisit iu desh të luftonte kundër Vëllazërisë Muslimane dhe ish-Presidentit Mursi.
Sisi akuzohet për vrasjen dhe burgosjen e qindra aktivistëve të Vëllazërisë Muslimane në Egjipt gjatë verës së vitit të kaluar, kur edhe u zhvilluar grushti i shtetit duke rrëzuar Muhamed Mursin.
Po ashtu, ai njihet për politikat e ashpra kundër Hamasit, organizatë kjo që udhëhiqet ideologjikisht nga Vëllazëria Muslimane në Gaza.
Sëfundmi ka pasur një bashkëpunim të ngusht midis Egjiptit dhe Izraelit kundër Hamasit.
EDITOR
10 years ago
previous article
U rihap Biblioteka Historike në Sarajevë
next article
Përse duhet të notojmë?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago