Noti është ushtrimi më i mirë për zemrën, ju bën të digjni kalori dhe të mbani në formë trupin tuaj.
Balancon peshën
Të notuarit është vërtet i rëndësishëm, sidomos në ndërtimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon në zgjatjen e trupit, sidomos midis moshës 14-18 vjeç. Në rregullimin dhe forcimin e muskujve bëhet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundësuar kështu djegien e kalorive më shpejt se në kushte të tjera.
Forcon zemrën
Të notuarit është një ndër aktivitetet që ndihmon dhe forcon zemrën, pasi përbën një ndër sportet më të pasura me lëvizje dhe teknikë. Ndërsa ushtrimet e tjera do të ishin më specifike në nivele më fillestare, si të vrapuarit apo çiklizmi, noti përbën sportin më gjithëpërfshirës, duke bërë të mundur vënien në lëvizje të të gjithë trupit. Kështu pas tij do të ndiheshit më aktiv dhe energjik.
Rrit fleksibilitetin
Të ushtruarit e notit, qoftë edhe në një pishinë të ngrohtë, bën të mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin dhe zgjatjen e muskujve të ndryshëm në trup. Gjithashtu edhe pas një vrapi të lehtë noti do të sugjerohej në të njëjtën mënyrë. Pak not do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore që pengojnë tendosjen muskulore.