Pyetje:”Babai na ka lënë troje dhe pasuri të patundshme, por që ndonjëherë bënte veprime haram, kamatë, jepte dhe merrte ryshfete etj… A konsiderohet hallall kjo pasuri në neve apo është haram?”
Shehu Atije Sakr
Përgjigje:”Thotë imam Gazzali në librin e tij me titull:Rizgjimi i shkencave fetare”:-
Një person trashëgon pasuri, por nuk e di që trashëgimlënësi e ka fituar në rrugë hallall apo haram dhe nuk ka asnjë tregues dhe sinjalizues mbi formën si është fituar pasuria. Sipas gjykimit të shumicës së dijetarëve myslimanë, një pasuri e tillë është hallall. Por nëse e di që kjo pasuri përmban haram dhe nuk e di sa është kjo sasi haram, me hamendje e jep sadaka atë pasuri që hamendëson se është fituar në rrugë haram.”
Kurse disa dijetarë të tjerë kanë thënë:”Gjynahu në këtë rast është i personit që ka fituar pasurinë në rrugë haram. Këtë mendim e bazojnë në një transmetim ku një burrë mori fronin e sulltanit që kishte vdekur. Një nga shokët e Profetit a.s thotë me atë rast:”Tani është pastruar pasuria e tij.” D.m.th, e trashëgimtarit. Megjithatë, ky është një transmetim i dobët, pasi nuk ceket emri i shokut të Profetit a.s që e ka thënë këtë fjalë.”
Zoti e di më mirë.
www.onislam.net
EDITOR
10 years ago
previous article
Zëvendësministri i jashtëm iranian: Radhën e ka Katari dhe Saudia
next article
Ndërhyrjet më brutale në botën e futbollit (Video)
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago