Nga Këshilli Organizativ pohojnë për “Lajm” se nuk kanë vendosur asgjë pasi ka muaj që nuk kanë mbajtur mbledhje në lidhje me këtë çështje. Nga BFIM zyrtarisht nuk flasin në lidhje me këtë temë, ndërsa jozyrtarisht mësojmë se BFIM ka heq dorë nga toka e Burmali Xhamisë, pas marrëveshjeve të fshehta që ka pas me krerët e Qeverisë
Mbi themelet e Burmali Xhamisë po ndërtohet Shtëpia e Oficerëve. Punimet që nisën pak kohë më parë vazhdojnë me një intensitet të madh dhe kati i parë i objektit veçmë ka mbirë mbi tokë.
Ndërkaq, Këshilli Organizativ për rindërtimin e Burmali Xhamisë dhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) janë në gjumë.
Edhe ky objekt, njëjtë si të gjitha objektet e “Shkupit 2014” së shpejti do të jetë gati, ndërsa për Burmali Xhaminë do të mbeten vetëm fotografitë.
Këshilli Organizativ për Rindërtimin e Burmali Xhamisë i ka pushuar aktivitetet që nga moment kur BFIM paralajmëroi protestën masovike në mars të vitit 2013, protest kjo që nuk u mbajt për shkak të zgjedhjeve lokale. Edhe pse protesta u shty për një kohë të pacaktuar, ajo nuk u mbajt kurrë, ndërsa punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve dhe hotelit në atë kohë u ndërprenë për pak kohë për të rinis me një intensitet më të madh.
Nga Këshilli Organizativ pohojnë për “Lajm” se nuk kanë vendosur asgjë pasi ka muaj që nuk kanë mbajtur mbledhje në lidhje me këtë çështje.
Nga BFIM zyrtarisht nuk flasin në lidhje me këtë temë, ndërsa jozyrtarisht mësojmë se BFIM ka heq dorë nga toka e Burmali Xhamisë, pas marrëveshjeve të fshehta që ka pas me krerët e Qeverisë. Qeveria I kish premtuar BFIM-së, një parcel toke në Kalanë e Shkupit për ndërtimin e rezidencës së BFIM-së, mirëpo, ky premtim kish qenë sërish një mashtrim, pasi ajo tokë iu nda një biznesmeni të afërt me krerët e Qeverisë Gruevski.
Biznesmeni grek Dimitris Kondominas, I cili tani gjendet në burg për mashjtrim, gjatë vitit 2012 nga Qeveria Gruevski mori leje për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në vendin e Xhamisë Burmali në Shkup dhe të një hoteli të stilit barok po ashtu në sheshin e kryeqytetit, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Kondaminas bleu nga 100 euro metrin katrorë, 6 300 metra katrorë në sheshin e Shkupi.
Ky ndërtim u kundërshtuanga BFIM dhe Këshilli për Rindërtimin e Burmali Xhamisë, madje disa herë edhe u protestua. /lajm/
EDITOR
10 years ago
previous article
Turqia: Një trup i vetëm për Gazën
next article
Tërë jetën e keni prerë bostanin gabimisht (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago