Aisha Mesrar e la postin e saj dhe shtëpinë e saj në veri të Italisë, pasi dy vjet u kërcënuar me vdekje.
Një këshilltare muslimane për Partinë Demokratike ka ikur nga Italia pas marrjes së kërcënimeve dhe mesazheve ksenofobike, duke u  shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të saj.
Aisha Mesrar, e cila është me prejardhje marokene, u ankua për kërcënimet që i janë dërguar asaj gjatë një periudhe dy-vjeçare, duke e detyruar atë që të largohet nga shtëpia e saj në Rovereto, Trentino.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA,  Aisha Mesrar  e dorëzoi njoftimin e saj në këshillin e qytetit, pas katër viteve të shërbimit para se të largohej nga shtëpia e saj pas 23 vjetësh.
“Unë nuk mund të jetoj gjithmonë nën përcjellje,” tha Aisha Mesrar, 45 vjeçare, për The Lokal. “Unë për veten nuk frikësohem, por për fëmijët e mi. Por unë po largohem me krenari, e kënaqur me atë që kam bërë.”.
Kryetari i Këshillit të Trento-s, Bruno Dorigatti, shprehu  “solidaritetin e përgjithshëm” të tij me  Aishe Mesrar dhe keqardhjen për largimin e saj, që ai e quajti një “shembull i shquar i angazhimit qytetar.”
Gazeta lokale La Voce del Trentino ka cituar Bruno Dorigatti-n duke thënë: “Në qoftë se një banor femër [që ka jetuar] në krahinë për 23 vjet dhe duhet të largohet për shkak të kërcënimeve anonime, për ate që ka qenë një pikë referimi për komunitetin islam dhe e emëruar nga kryetari i bashkisë për të punuar në promovimin e një qyteti të hapur, të aftë për koordinimin e gjuhëve, kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare, kjo do të thotë se Trentino nuk i ka mundur ende të gjitha mikrobet e rrezikshme të intolerancës. ”
  
Burim: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë