Sipas raportit të “Ndihmave Humanitare Globale për vitin 2014” Turqia në krahasim me të ardhurat kombëtare doli vendi që dërgoi më së shumti ndihma humanitare në botë.

 
Ndërkaq në bazë të sasisë së ndihmave të bëra Turqia radhitet në vendin e tretë pas SHBA-së dhe Anglisë.
Ndihmat e saj Turqia i dërgon në të katër anët e botës nëpërmjet Departamentit për Menaxhimin e Krizave dhe Fatkeqësive pranë Kryeministrisë, AFAD, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA, Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Departamentit të Turqve dhe Komuniteteve Farefisnore që Jetojnë Jashtë Shtetit dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare.
Sipas raportit në fjalë Turqia me 1,6 miliardë dollarë ndihma të bëra të cilat janë të barabarta me 0,21% të të ardhurave kombëtare bruto u shpall edhe vendi më bamirës i botës.
Sasia e ndihmave humanitare që bëri Turqia në vitin 2012 ishte 1 miliardë e 85 milionë dollarë, ndërsa kjo shifër në vitin 2013 u rrit për 561 milionë dhe doli në 1,6 miliardë dollarë.
Turqia në këtë radhitje pasohet nga Kuvajti, i cili ndau 0,20% të të ardhurave kombëtare për ndihma humanitare dhe nga Luksemburgu me 0,15%.