Kryepeshkopi i Orthodoksëve të Rusisë, Dimitri Smirnov ka thënë  në predikimin e tij të fundit të dielën se e ardhmja i përket muslimanëve, duke i lavdëruar ata për ndihmën që u ofrojnë të varfërve pa interes,  ndryshe nga të krishterët në këtë vend.
“Në fakt, gjatë festave të myslimanëve, njerëzit janë të frikësuar të hyejnë në zonat e tyre (në Moskë), sepse dhjetëra mijëra të rinj muslimanë bien në sexhde, përulen në gjunjë, në tokë, për të adhuruar Zotin, ” tha Kryepeshkopi i Rusisë, më 10 shtator 2014, sipas World Bulletin.
“Ku keni parë kaq shumë burra ortodoksë? Ju nuk mund t’i shihni ata askund, anjëherë,”shtoi ai.
Komentet e Kryepeshkopit të Rusisë i bëri kur atij ju kujtua një përvojë e përbashkët nga një grua e moshuar, besimtare, anëtare në kishën e tij.
Sipas gruas së moshuar, shoferët muslimanë kurrë nuk morën para sa herë që ajo shkonte në kishë, ndërsa shoferët e krishterë ishin të interesuar vetëm për marrjen e parave.
“Një fëmijë nuk merr para nga nëna e tij, veçanërisht në qoftë se ajo është duke shkuar në kishë për t’u lutur,” tha Kryepeshkopi, duke  cituar shoferët muslimanë, duke shtuar se shoferët e krishterë do të thonë: “Kjo është puna ime.”
“Një musliman që ju sjellë në kishë është më afër Jezu Krishtit, se sa një i krishterë i cili dëshiron të holla,” tha Kryepeshkop Smirnov në asamblenë e tij, “për shkak se shoferi i krishterë nuk ka mëshirë,  dhembshuri apo mirësi në zemrën e tij.”
“Një musliman nuk është i interesuar të përfitojë nga gruaja e vjetër. Përkundrazi, myslimanët i ofrojnë që ta shetisën për rreth, ja paguajnë faturat e saj, e marrin pazar, ja mbajnë  keset, çantën, e përcjellin deri në katin e saj ose deri në lift, ashensor, nëse ka,” tha ai.
Kryepeshkopi, Smirnov, vazhdoi duke thënë: “Për këtë arsye, e ardhmja do t’ju takojë muslimanëve. E ardhmja është e tyre. Ata do të përgatisin këtë vend, sepse të krishterët e sotëm nuk kanë nevojë për këto gjëra. ”
Islami është feja e dytë më e madhe e Rusisë që përfaqësojnë afërsisht 15 për qind të popullsisë së saj  prej 145 milionë banorësh, kryesisht, ortodoksë.
Federata Ruse është shtëpia ku jetojnë rreth 23 milionë myslimanë në veri të Kaukazit dhe në republikat jugore të Çeçenisë,  Ingushetisë.
 
 
Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë