Pyetje:”Unë jam një zonjë dhe bashkë me vëllezërit dhe motrat e tjerë, kemi trashëguar nga babai shuma të konsiderueshme, por që e ka fituar nga bankat me kamatë. Nëse ne fëmijët përfitojmë nga shumat e trashëguara nga babai, a konsiderohemi gjynahqarë? Po vetë babai, a ndëshkohet për faktin që ne po përfitojmë nga pasuritë e tij të fituara haram?”
Dr. Sami ibnu Ibrahim Suvejlim, ekspert në ekonominë islame.
Përgjigje:”Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:”Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut.” (Bekare, 275)
Bazuar në këtë ajet, kushdo që ka dhënë e marrë me kamatë dhe pas një kohe vendos t’u japë fund të gjithë marrëveshjeve që përmbajnë kamatë, atij i lejohet ta mbajë dhe të përfitojë nga pasuria e fituar. Edhe pse ajeti flet për një persen i cili i mbyll të gjithë marrëveshjet me kamatë me zgjedhjen e tij, kjo vlen dhe për ata persona që i mbyllin pa zgjedhjen dhe dëshirën e tyre, siç është rasti i babait tuaj i cili ka lënë pas aksione me kamatë.
Kështu, nëse zonja që pyet ka trashëguar nga babai i saj aksione me kamatë, ajo duhet t’i shesë menjëherë me qëllim që t’u japë fund të gjithë veprimeve bankare me kamatë. Në dashtë Zoti, nuk ka asgjë të keqe që të përfitojë nga këto të ardhura, bazuar në ajetin e mësipërm. Është mirë që ajo të lutet sa më shumë për babanë e saj, që Zoti ta falë dhe ta mëshirojë. Ashtu siç është mirë të japë sadaka për të atin, sipas mundësive.”
Zoti e di më mirë.
www.onislam.net