Autor: Salih Et-Tuvejxhiri,
Profesor i lëndës së Akides në Universitetin e Kasimit
 
Me të vërtetë Kurani, si fjalë e zbritur nga Allahu xh.sh, është një mrekulli në vete dhe kjo shfaqët në shumë aspekte e një prej tyre padyshim se është edhe aspekti gjuhësorë. Pra, Kurani kishte ardhur si sfidë në aspektin e retorikës së tij për kohën në të cilën ka zbritur por që kjo sfidë do të vazhdojë deri në ditën e Gjykimit.

Në mesin e kësaj është edhe dallimi që i bëhet në Kuran fjalës “grua” (imra’eh) dhe “bashkëshortes” (zevgjeh).
Kur mund ti thuhet një gruaje se është bashkëshortja e dikujtë e kur jo?
Kur të ekstrapolohen citatet kuranore në të cilat cekën këto dy terme shohim se një gruaje mund ti thuhet se është bashkëshorte e dikujtë vetëm nëse në mes të tyre ka një harmoni të plotë të jetës bashkëshortore si në aspektin fetar, psikologjik apo seksual. E nëse nuk e kanë këtë pajtueshmëri dhe harmoni të plotë në mes tyre, atëherë Kurani e përdorë termin “grua” dhe assesi nuk e cekë si bashkëshorte pavarsishtë se cili është dallimi në mes tyre sipas asaj që u cekë më lartë.
E prej shembujve rreth kësaj mund të cekim fjalën e Allahut xh.sh ku thotë se:”E prej argumenteve të Tij është edhe krijimi i bashkëshorteve tuaja nga vetja juaj që tek to të gjeni prehje dhe mes jush vuri dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë në këtë krijim ka fakte për popujt që mendojnë”. E po ashtu edhe fjala e Tij:”Dhe ata të cilët thonë: Zoti ynë, na jep prej bashkëshorteve tona dhe pasardhësve tanë dritë të syve tanë dhe na bëjë për të devotshmit prijës”.
Nisur nga kjo, Allahu xh.sh, e bëri Havan bashkëshorte të Ademit a.s. E në lidhje me këtë thotë:”Dhe, Ne, i tham: O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në xhenet”. E po ashtu Allahu xh.sh bëri edhe gratë e të dërguarve bashkëshorte të tyre, e në lidhje me këtë thotë:”I Dërguari është më parësorë për besimtarët sesa vetët e tyre dhe bashkëshortët e të dërguarit janë nënat e tyre”.
E nëse kjo harmoni, pajtueshmëri dhe ngjashmëri nuk arrihet plotësishtë në mes të bashkëshortëve për ndonjë prej arsyeve që u cekën me lartë apo për ndonjë pengesë eventuale atëherë këtë femer, Kurani, nuk e quan si bashkëshorte të atij përsoni por e quan si grua të tij. E si shembull për këtë e kemi rastin kur Kurani fletë për gruan e Nuhit a.s dhe të Lutit a.s dhe nuk i quan ato bashkëshorte të tyre por gra të tyre pasi që në mes tyre kishte dallim në besim pra kishte dallime spirtuale. E në lidhje me këtë, Allahu xh.sh, thotë:”Allahu xh.sh sjell shembull të atyre nuk kanë besuar siç ishte gruaja e Nuhit dhe gruaja e Lutit të cilat ishin gratë e dy prej robërve tanë të devotshëm por që i tradhëtuan”. Me të vërtetë ato ishin prej mosbesimtareve edhe përkundër asaj se ishin të martuara për profet por nuk kishin besuar andaj mosbesimi i tyre ishte bërë pengesë që kjo harmoni, kjo pajtueshmëri dhe kjo përputhje, e
kërkuar që të arrihet në mes të bashkëshortëve, të mos arrihej. E pikërishtë kjo ishte edhe arsyeja pse ato u quajten si gra të profetëve dhe jo si bashkëshorte të tyre.
E po ashtu, rast tjetër kemi edhe rastin kur Kurani fletë për gruan e Faraonit. E që në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë:”E Allahu ju solli shembull, atyre që besuan, gruan e Faraonit”. E kjo erdhi, po ashtu, si arsye e mos përputhjes së tyre në aspektin e besimit pasi që gruaja e Faraonit ishte prej besimtareve.
Prej kulminacionit të madhështisë se retorikës së Kuranit, është cekja e këtyre dy termeve në lutjen e Zekerijas a.s që ia drejtonte Zotit të tij në kërkim të pasardhësve. Gruaja e Zekerijas a.s ishte sterile dhe nuk kishte mundësi që të linde fëmij andaj kjo ishte pengesë prej pengesave të arritjes së një harmoniebashkëshortore të kërkuar në mes të qiftit bashkëshortorë. E përderisa kjo pengesë ishte prezente tek gruaja e Zekerijas a.s, Allahu xh.sh, e përshkruan me fjalën grua andaj edhe në lidhje me këtë thotë:” … e gruaja ime është sterile por më jep nga Ti pasardhës”. E ndërsa kur Allahu xh.sh ia largojë këtë pengesë dhe e përgëzoje me lindjen e Jahjas a.s, atëherë edhe termi ndërrohet dhe përdoret ai i bashkëshortes në vend të atij të gruas pasi që tashmë vetëm se do të arrihej harmonia e kërkuar në jetën bashkëshortore. E në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë:”Dhe Zekerija kur e luti Zotin e tij duke i thënë: O Zoti im, mos më lerë të vetëm kur Ti je furnizuesi më i mirë. E, Ne, iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Hahjan, kështu ia shëruam atij bashkëshorten”. Harmonia bashkëshortore nuk ishte arritur në mes të Zekerijas a.s dhe bashkëshortës se tij derisa nuk u lindi fëmija edhe përkundër asaj që bashkaëshortja e tij ishte besimtare, e devotshme dhe e dëgjueshme ndaj Zekerijas a.s por që prej qëllimeve të bashkëshortësisë është edhe posedimi i pasardhësve andaj nëse tek njëri apo tjetri bashkëshortë ka ndonjë pengesë që e pengon një gjë të tillë kjo do të thotë se ata nuk kanë mundësi që të arrijnë harmoninë, pajtueshmërinë përputhjen e plotë që kërkohen për një jetë bashkëshortore.
Dhe në fund e pamë si shembullin më të mirë dhe më të qarte tek rasti i Zekerijas a.s me gruan e tij para dhe pas lindjes. Pra, para lindjes ajo ishte grua ndërsa pas lindjes ajo nuk ishte më thjeshtë grua por ishte bashkëshorte e Zekerijas a.s.
 
Përktheu: Artan Musliu