Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi seminarin veror 2014, me moton “Virtytshëm e me kreativitet!” Këtë vit, seminari u zhvillua në qytetin e Durrsit, Shqipëri. Të pranishmet që ndoqën këtë seminar ishin aktiviste të shumta që vinin nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Kërçova e Dibra.

Programi i seminarit përfshiu ligjërata të karakterit kulturor fetar e psikologjik, temat e të cilave u shtjelluan nga ligjërues të spikatur.
Secila ligjëratë u zhvillua ne mënyrën e bashkëbisedimit, ku kjo u mundësoi pjesëmarreseve shfaqjen e mendimeve të tyre, si dhe prirjet e tyre në debate.
Pjesa më e madhe e programit ishte pjesa rekreative e cila përfshiu lojra, biseda të lira e diskutime.
Çdo pikë e programit të këtij seminari arriti të realizohet, dhe Sektori mbeti i kënaqur nga përfitimet që kishin marrë vajzat duke i shprehur ato secila prej tyre në mbyllje të seminarit.
 10707877_567763716661845_1248153021_n 10706439_567763753328508_2017072674_n  1477781_567764223328461_2140906267_n 10584157_567764196661797_1967605957_n
 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam