Përfaqësuesi i Iranit në Garat Ndërkombëtare Kur’anore të Indonezisë e përshkruan këndimin e Kur’anit si një art i specializuar.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IKNA, Mehdi Said tha se, si njohuri speciale, këndimi i Kur’anit kërkon shije artistike dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë stile të këndimit të Kur’anit në mesin e kënduesëve egjiptianë, për shembull.
Mehdi Said, i cili është nga provinca perëndimore e Hamedanit, tha ai filloi të mësuarit e leximit, këndimit të Kur’anit në moshën 9 vjeçare, kur ai e kuptoi se ai është i talentuar në këtë fushë.
Në vitet në vijim, ai tha, një specialist i Kur’anit me emrin Ali Akbar Rezazadeh ka iniciuar një sesion javorë në këndimin e Kur’anit në  qytetin i cili u shumë popullor për këndimin e Kur’anit dhe ku vazhdon të mbahet ende çdo javë.
“Unë fillova të ndjek Sesionin Kur’anor në vitin 1992 dhe mësova  Texhvidin dhe bazat e njohurisë së këndimit të Kur’anit me ekspertin  Ali Akbar Rezazadeh.
“Më vonë, kam dëgjuar këndime të Kur’anit nga këndues të shquar, sidomos ekspertët, mjeshtërit, egjiptianë dhe kam praktikuar në vazhdimësi për të përmirësuar aftësitë e mia të këndimit.”
Mehdi Said tha programet Kur’anore që mbahen nga organizatat dhe institucionet qeveritare janë seanca të mira,  por Garat Kur’anore të mbajtura nga Qendrat  janë shumë më efektive.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Said vuri në dukje se ai do të përfaqëson Republikën Islamike të Iranit në kategorinë këndimit të Kur’anit në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Indonezi, ndërsa Mustafa Esfehanian do të përfaqësojë Iranin në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Indonezi janë planifikuar të mbahet në kryeqytet, në Xhakartë, më 22-29 shtator 2014.
Këndues të Kur’anit dhe hafizë të Kur’anit nga vende të ndryshme të botës do të konkurojnë në kategoritë e mësimit përmendësh të Kur’anit, apo Hifzit, të këndimit dhe Texhvid.
 
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë