Anadolu Agency (AA), me qëllimin për t’u bërë një nga pesë agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë, filloi zyrtarisht publikimin e lajmeve në gjuhën e tetë, në atë Shqipe.
Me rastin e 100 vjetorit të themelimit AA ka si synim të publikojë në 11 gjuhë dhe tani krahas Turqishtes publikon në gjuhët Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht, Kroatisht dhe Serbisht (BHS), Rusisht, gjuhën Kurde, Frëngjisht dhe bashkë me projektin e publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe arrin në 8 gjuhë.
AA, në përfshirje të publikimit të lajmeve në gjuhën Shqipe, kryesisht në Shqipëri dhe krahas saj në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, do të realizojë publikime edhe kundrejt mediave shqiptare të cilët jetojnë në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Në projektin e publikimit në gjuhën shqipe AA që nga muaji gusht ka arritur të publikojë testet e para të saj dhe publikimet në gjuhën shqipe do të përdoren nga 12 abonentë në Shqipëri dhe Kosovë të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje.
–  Synimi është që të dëgjohet zëri i shqiptarëve në gjithë botën –
Anadolu Agency (AA), me anë të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, që do të funksionojë në kuadër të Qendrës për Evropën, synon edhe të ndjekë nga afër e të përçojë mundësitë e investimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, zhvillimet politike në rajon, aktivitetet ekonomike dhe politike të Turqisë dhe investimet e biznesmenëve turq në rajon. Bashkë me publikimin e lajmeve në Turqisht, AA, në zyrat e Bosnjës, Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit do të punësojë operatorë zotërues të gjuhës shqipe. Publikimi i lajmeve në shqip do të realizohet nga Sarajeva, ku dhe gjendet qendra e Zyrës së Ballkanit e AA-së, ku përveç kësaj është hapur edhe një zyrë në Tiranë.
Në drejtim të synimit të publikimit të lajmeve në shqip, synohet që brenda vitit 2014 të publikohen 45 lajme, 50 fotografi dhe 5 video në ditë. Lajmet në gjuhën shqipe do të jenë në dispozicion të lexuesve në ueb faqen e AA ( http://www.aa.com.tr/al ), ndërsa mbi sistemin e Përçimit të Lajmeve (HAS) lajmet, pamjet dhe fotografitë, me anë të sistemit të abonimit do i serviren institucioneve të mediave.
Anadolu Agency (AA) e cila në themelin e saj ka parimet “e besueshmërisë, paanshmërisë dhe të shpejtësisë”, me publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe synon të sjellë një frymë të re në median shqiptare.
-Kryetar i Bordit  dhe Drejtor i përgjithshëm Kemal Öztürk-
Kemal Öztürk, Kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm në deklaratat e tij të mëparshme është shprehur se Anadolu Agency (AA) po ecën me hapa të sigurt drejt të qenurit një ndër agjencitë më me ndikim në botë. AA tani është një ndër 10 agjencitë e para në botë. “Në çdo vend që kam shkuar ndjej krenarinë e sensibilizimit të ndryshimit dhe të rritjes së Agjencisë. Në rajonin më dinamik në botë në Lindjen e Mesme, jemi numri një. Lajmet, pamjet dhe fotografitë më të shumta në numër dhe më me ndikim, i përçojmë ne në botë. Në Ballkan bashkë publikojmë lajme në Boshnjakisht dhe me publikimin e lajmeve në shqip, do të shtojmë fuqinë tonë”- ka deklaruar më parë Kemal Öztürk.
Sipas Öztürk, projekti i publikimit në gjuhën shqipe është i rëndësishëm për Agjencinë tonë. Ne kemi një infrastrukturë tashmë në Ballkan dhe me këtë infrastrukturë do ta forcojmë edhe më shumë me publikimet në gjuhën shqipe. Publikimi në gjuhën shqipe do të kontribuojë në forcimin e komunikimit të paqes dhe lumturisë në rajon.