Disa organizata ndërkombëtare kanë siguruar kurbanet për familjet e shumta që gjenden në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale

Besimtarët mysliman në Kenia në mënyrë modeste kanë festuar Kurban-bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumica e banorëve të këtij vendi për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetojnë nuk kanë qenë në gjendje të therin kurbanin për festën. Megjithatë, disa organizata ndërkombëtare kanë siguruar kurbanet për familjet e shumta që gjenden në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale. Kjo ndihmë me rastin e Kurbn-Bajramit disa familjeve u ka zbukuruar këto ditë festive duke kthyer kështu buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Fëmijët, po ashtu, kanë shfrytëzuar këtë atmosferë festive dhe duke kënduar dhe vallëzuar nëpër rrugët festuan këtë festë myslimane./aa/