Një Qendër Kulturore Islame është hapur nën mbikëqyrjen e Zyrës për Çështje Fetare të Muslimanëve të Russisë në qytetin Klimovsk.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Islame (IINA), qendra u hap me rastin e Ditës Kombëtare të Unitetit në Rusi.
Trajnimi i një brez të ri të muslimanëve në shoqërinë ruse, përhapja e kulturës islame në mesin e fëmijëve muslimanë të Rusisë, promovimi i bashkëjetesës paqësore dhe respekti i ndërsjelltë ndërmjet kombeve dhe feve janë objektivat e qendrës.
Rustem Davoudov, kryetar i pakicës muslimane në rajonin e Podolsk në Moskë, tha se qendra është e hapur për të gjitha grupet e njerëzve edhe për ata të cilët janë të interesuar për të ditur rreth Islamit.
Klimovsk është një qytet në rrethin e Moskës, i cili ndodhet 55 kilometra në jug të Moskës dhe 8 kilometra në jug të Podolskit.
Islami është feja e dytë më e përhapur në Rusi. Feja Islame është konsideruar si një prej feve tradicionale të Rusisë, ligjërisht pjesë e trashëgimisë historike ruse.
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago