Kompania “Brako” nga Velesi, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Biostrada” ka filluar me prodhimin e kamionëve  për pastrimin me vakum të rrugëve.Pastruesja mekanike e rugëve është automjet ekologjik special, prodhimi i së cilës, që nga pjesët e këmbimit, pjesët përbërëse dhe montimi, realizohet në repartet e kompanisë “Brako”.
Zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, i cili ka marrë pjesë në prezentimin e këtij mjeti, u ka uruar dy kompanive projektin e përbashkët dhe të suksesshëm, i cili është i llojit të parë në Maqedoni, informon Utrinski Vesnik
Kamionët e parë do të shiten në Katar dhe Itali, ndërsa kanë një kapacitet të lartë pastrimi, sepse janë në gjendje të pastrojnë 70.000 metër katrorë në orë. Ata janë pajisur me një sistem vakumues për mbledhjen e mbeturinave, i bazuar në fshesa, të cilat e mlledhin dhe e orientojnë  materialin në pjesën qendrore të makinës. Evitimi i pluhurit arrihet nëpërmjet sistemit të mbledhjes që funksionon me thithje.

© ZHURNAL.mk