Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pohoi sot, shumë i sigurt në vetvete, se kontinenti amerikan ishte zbuluar nga myslimanët që në shekullin e XII, dhe jo nga udhëtari gjenovez, Kristofor Kolombi, më shumë se dy shekuj më vonë.
“Kontaktet mes Amerikës Latine dhe islamit përkojnë që në shekullin e XII. Myslimanët zbuluan Amerikën në vitin 1178, jo Kristofor Kolombi”, garantoi Erdogani gjatë një bisede televizive në Stamboll të mbajtur me rastin e krerëve myslimanë të vendeve të Amerikës Latine të organizuar nga autoritetet turke.
“Marinarë myslimanë mbërritën në Amerikë që në vitin 1178. Madje Kolombi flet për ekzistencën e një xhamie mbi një kodër në brigjet kubaneze”, vazhdoi ai.
Madje në fjalimin e tij, Erdogani u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në ndërtimin e një xhamie në vendin e cituar nga marinari gjenovez.
“Do të më pëlqente të mund të flisja me vëllezërit kubanezë, një xhami do të shkonte shumë mirë në këtë kodër edhe sot”, vazhdoi shefi i shtetit turk.