BE ka rritur për 50 milionë ndihmat për Maqedoninë përmes programës IPA 2 me të cilën gjatë periudhës 2014-2020, vendit do ti jepen në dispozicion 664.2 milionë euro. Gjatë debatit u potencua nevoja për rritjen e kapaciteteve për shfrytëzimin e këtyre mjeteve, pasi nga IPA 1 programa u konstatua se nuk janë shfrytëzuar as gjysma nga 614.5 milionë eurot e ofruara.
Bashkimi Evropian përmes programës IPA2 (2014-2020) i ka dhënë në dispozicion Maqedonisë rreth 50 milionë euro më shumë se në IPA 1 (2007-2013). Detaje nga programa e re u prezantuan në Komisionin për çështje evropiane në Parlament, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri për eurointegrime, Fatmir Besimi, ai për Financa, Zoran Stavreski, ambasadori i BE-së, Aivo Orav, ekspertë, deputetë dhe mysafirë të tjerë. Fondi i ri, sipas zëvendëskryeministrit për eurointegrime, Fatmir Besimi, dëshmon partneritetin dhe përkrahjen e fuqishme që Republika e Maqedonisë e merr nga Bashkimi Evropian.
“Rritja e mbështetjes për IPA 2 në krahasim me IPA 1, është edhe një argument për këtë. IPA 1 (2001-2013) kishte shumë prej 614,5 milionë euro duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar, ndërkaq IPA 2 për Republikën e Maqedonisë ka shumë prej 664.2 milionë euro dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mjete plotësuese do të shfrytëzohen nga fondi rajonal për zhvillim të BE-së”, theksoi Besimi. Mjetet do të jenë në dispozicion për realizimin e prioriteteve konkrete dhe strategjike në më shumë fusha mes të cilave, demokracia dhe qeverisja, sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut, mjedisi jetësor dhe aksionet klimatike, transporti, konkurrenca dhe inovacionet, arsimi, punësimet dhe politika sociale, mekanizmat horizontal për bashkëpunim ndërinstitucional, bujqësi dhe zhvillim rural. Besimi tha se fushat prioritare që do të financohen me mjetet e BE-së janë Qeveria i ka ndarë në shtatë grupe.
“Në kuadër të prioritetit demokraci dhe qeverisje, në shtatë vitet e ardhshme do të alokohen 122.9 milionë euro, për sundimin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut 83 milionë euro, për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike 112.9 milionë euro, për transport 112,9 milionë euro, për konkurrencë dhe inovacione 73 milionë euro, për arsim, punësim dhe politikë sociale 53 milionë euro dhe 106.3 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural”, tha zëvendës kryeministri Fatmir Besimi. Zëvendëskryeministri për Financa, Zoran Stavrevski i vlerësoi si tejet të rëndësishme mjetet e parashikuara për gjashtë vitet e ardhshme, pasi me të njëjtat do të lehtësohet edhe buxheti shtetërorë prej ku në të kundërtën do të duhej të financohen projektet në fjalë.
“Procesi i anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në BE, fitimit të statusit të anëtarit të unionit, paraqet forcë shtytëse e procesit të reformave dhe agjendës së RM-së dhe që në një mënyrë do të rrumbullaksojë transformimin e Republikës së Maqedonisë në të gjitha segmentet, politike, ekonomike, sociale dhe të tjera. Në këtë kontekst vlerësoj se me perspektivën e re financiare RM ka mundësi të re, por edhe sfida të reja. Ndihma financiare përmes IPA mjeteve ka rëndësi për ne, për dy aspekte, i pari është ai financiar sepse në këtë rast paraqesin mbështetje direkte financiare dhe kursim të mjeteve buxhetore. Rëndësia e IPA fondeve është më e rëndësishme sesa vetëm financiare, pasi do të ndihmojë në përmirësimin dhe ngritjen e standardeve në të gjitha sferat”, tha Stavreski.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, apeloi që mjetet të shfrytëzohen në përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai, poashtu theksoi edhe nevojën për forcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e IPA fondeve. “Raporti i sivjemë i progresit theksohej nevoja e forcimit të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit kështu me IPA 2 vendosëm ti mbështesim reformat politike dhe ekonomike. Financimi do të na mundësojë të vazhdojmë punën që filloi me IPA 1 dhe të punojmë në politikën e zgjerimit dhe kultivimin e prosperitetit. Ende ekziston nevoja e përmirësimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e financave. Prandaj IPA do të kufizohet në një numër të caktuar të sektorëve”, tha ambasadori Orav. Në tribunë u poashtu se Maqedonia nuk ka arritur të shfrytëzojë deri më tani as gjysmat e mjeteve nga programa IPA 1 që kap periudhën 2007-2013. “Deri në fund të vitit të kaluar janë shfrytëzuar gjithsej 39 për qind të mjeteve, ndërsa me mbylljen e këtij viti shpresojmë që të arrijmë deri në 45 për qind. Në shqimim të parë duket që nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet, por ne vlerësojmë se kjo paraqet një nivel të mjaftueshëm që thuajse gjysmat e mjeteve janë shfrytëzuar”, deklaroi Suzana Peneva, koordinatore nacionale për IPA fondet./koha/
EDITOR
10 years ago
previous article
Shqipja e Çamërisë
next article
Portieri shënon nga zona e tij (VIDEO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago