Një grua palestineze e cila pati sukses për të mësuar përmendësh  tërë Kur’anin në moshën 72 u nderua në një ceremoni në Bethlehem, Palestinë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ma’an, Haxhia Merjem Hassan Seleme ‘Alaavi (Um’ Adnan) është gruaja më e vjetër që e ka mësuar Kur’anin e Shenjtë nga Provinca e Bethlehemit.
Ceremonia u organizua nga Shoqata e Jetimëve të Bethlehmit të kryesuar nga Nail ‘Abdul Rahman.
Ai shprehu nderin dhe respektin e tij për pakën 72 vjeçare dhe vuri në dukje se ajo ka vepruar me të vërtetë sipas hadithit të famshëm të Pejgamberit (a.s.) që thotë:
”Kërkoni diturinë nga djepi në varr.”
Duke shtuar se të mësuarit nuk është i kufizuar në një moshë të caktuar apo vend, ai tha se kjo plakë e nderuar është shembull – model për shoqërinë palestineze.
 
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë