Kuqezinjtë zgjasin kontratën me sponsorin e fuqishëm deri në 2019-2020
Barbara Berluskoni: “Tani bashkëpunojmë edhe për stadiumin”
100 milionë euro për pesë vjet. Kjo është shifra rekord financiare që do të përfitojë Milani nga kontrata e re e nënshkruar dje me kompaninë e madhe “Fly Emirates”. Një sukses i madh edhe për Barbara Berluskonin, që ka ngritur shifrat e përfitimit me 40 për qind që nga viti 2010, pas një tratative të gjatë. Shifra është një rekord i ri botëror sa i përket markës që shfaqet në fanellat e lojtarëve. Barbara Berluskoni dje kanë dalë ë një konferencë për shtyp ku kanë folur për marrëveshjen e re. Bija e numrit një të Milanit ka sqaruar edhe çështjen e stadiumit të ri.
Stadiumi mund të ndërtohet në bashkëpunim me Emirates deri në vitin 2020. Si është situata?
Për Milanin është një hap i rëndësishëm. E duam “San Siron”, por bota e futbollit po ndryshon shumë. Nuk është e thjeshtë në Itali të zbatosh një projekt të tillë. Duhet të bëjmë mirë në këtë sezon, për të shpërblyer edhe besimin e dhënë nga ‘Fly Emirates’.
Cilat janë objektivat sportiv për pesë sezonet e ardhshme?
Unë dhe Galiani kemi role të ndryshme, ndaj dhe është më mirë që të ja kërkonit atij. Nga ana ime mund të them se synojmë të rikthemi sa më parë në Ligën e kampionëve.
Milani do të jetë më e qetë në aspektin ekonomike dhe në merkato?
Tani kemi marrëveshje me Adidas dhe Emirates dhe jemi më solid. Milani ka investitor nga e gjithë bota. Kjo do ta ndihmojë shumë futbollin.
Mund të na thoni disa detaje nga akordi?
Për shkak të privatësisë nuk mund t’iu them numra. Është një akord i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit, jemi të kënaqur. Rinovimi është një hap i rëndësishëm për të ardhmen. Ky është një bashkëpunim i ardhur nga një akord i arritur prej kohësh. Ata janë edhe sponsor të ekipeve të mëdha si Arsenalit, PSG-së dhe Realit të Madridit.Ndërkohë dje ka folur edhe Tim Klark, i cili është shprehur i lumtur për arritjen e marrëveshjes me klubin e Milanit
Emirates do të sponsorizojë edhe në ndërtimin e stadiumit?
Gjithçka është e mundur, me Arsenalin kanë bërë një punë të shkëlqyer. Do të bisedojmë dhe do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na krijohen. Do të jemi në bluzën e Milanit deri në sezonin 2019-2020.
100 milionë euro është shifra më e madhe që paguan një sponsor për të vendosur logon në fanellën e futbollistëve. “Fly Emirates” është dhe sponsori i Realit, PSG-së dhe Arsenalit.