Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar një urdhër arresti për Kryetarin e Lidhjes Botërore të Dijetarëve Islam Jusuf el-Kardavi pas kërkesës së Egjiptit për arrestimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e INTERPOL me qendër ne Lion të Francës thuhet se Jusuf el-Kardavi i cili ka nënshtetësi Egjiptiane dhe atë të Katarit është shpallur në kërkim ndërkombëtarë me akuzat për ndihmë me paramendim për kryerjen e krimeve, ndihmë të burgosurve për tu arratisur, vjedhje si dhe djegje të qellimshme.
Në njoftim janë publikuar edhe 3 fotografi të 88 vjeçarit.
Kardavi i cili banon në Katar ishte mbështetësi i Presidentit të zgjedhur me votën e popullit në Egjipt si dhe ishte personi që doli hapur kundër Gjeneralit Sisi i cili mori pushtetin nëpërmjetë një puçi ushtarak kundër Morsit.
Prokuroria egjiptiane duke treguar si shkak fajsimet ndaj Kardavit në dhjetor të vitit 2013 kërkoi nga INTERPOL që të nxirret për të një urdhër arresti ndërkombëtar.
INTERPOL-i në bazë të kërkesës së Egjiptit bashkë me Kardavin ka nxjerrë urdhër arresti edhe për shumë anaëtarë të Vëllazërisë Muslimane të cilët u shpallën si terroristë në këtë vend.
EDITOR
10 years ago
previous article
Tribunë në Tetovë me ish deputetin turk Shefki Jëllmaz
next article
Forumi Ndërkombëtar: Islami dhe Mendimi Perëndimor
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago