Në këtë artikull kemi përzgjedhur 12 aplikacione të dobishme për t’ju ndihmuar të qëndroni produktiv dhe të sinkronizoni të dhënat përmes pajisjeve.
Instalojini kudo nëpër pajisjet dhe platformat tuaja, mobile apo desktop dhe çdo gjë do të funksionojë në harmoni. (PCWorld Albanian)
Google Docs

Suita produktive të cilën Google e ofron falas, Google Docs, është përmirësuar ndjeshëm përgjatë muajve të kaluar ku kohët e fundit është shtuar mbështetja për akses offline së bashku me mundësinë për të edituar dokumente standarde Word duke ruajtur edhe formatin. Editimi nga aplikacionet mobile është bërë më i thjeshtë kjo falë integrimit me QuickOffice. Ky i fundit është një aplikacion që vjen nga palët e treta të cilin Google e kishte blerë më parë. Funksione të tilla si “gjej” dhe “zëvendëso”, dhe krijimi i tabelave janë të disponueshme. Nuk mungojnë as përshtatshmëria e fonteve, paragrafëve dhe mjetet për formatimin e tabelave.
Zhvilluesi: Google
Kategoria: Editim dokumentesh
Disponueshmëria: Android | iOS | Web


 
Microsoft Office 365 dhe Office Mobile
Për adhuruesit e ekosistemit tradicional të Microsoft, produkti Office 365 i bazuar në cloud ofron akses në dokumentet tuaj që ndodhen në ueb edhe përmes aplikacionit mobil Office për Android dhe iOS. Aplikacionet mobile mbështeten më pak sesa ato të Google duke ofruar më pak funksionalitete. Aksesi në funksionalitete shtesë në iPad kërkon një abonim të zakonshëm të Office 365, ndërsa për tabletët Android akoma nuk ofrohet një aplikacion i tillë.
Zhvilluesi: Microsoft
Kategoria: Editim dokumentesh
Disponueshmëria: Android | iOS | Web

Google Drive
Shërbimi i hapësirës Cloud të Google vjen së bashku me 15 GB hapësirë falas. Ekzistojnë oferta të tjera për plane që ofrojnë hapësirë më shumë duke filluar nga 100 GB deri në 30 TB. Çmimet startojnë nga 2 dollar në muaj deri në 300 dollar. Veçantia e këtij shërbim qëndron në integrimin e ngushtë me Google Docs. Kërkimi i objekteve të ndryshme të tilla si imazhe, dokumente është i mundur në Google Drive. Përveç këtyre, Google Drive mund të ruajë formate të ndryshme të dhënash madje edhe dokumente photoshopi ose illustrator.
Zhvilluesi: Google
Kategoria: Hapësirë Cloud
Disponueshmëria: Android | iOS | Web

Microsoft OneDrive

Ofertat për hapësirën Cloud të Microsoft fillojnë me 15 GB falas, ndërsa abonimet me pagesë ofrojnë 100 GB, 200 GB ose 1 TB. Çmimet variojnë nga 2 dollar deri në 4 dollar në muaj. OneDrive ofron një shërbim unik i cili ngjashëm me Google, sjell integrim me Microsoft Office dhe Windows. Ky integrim është i përmasave të tilla saqë mund të ndani të dhënat edhe nga desktop juaj.
Zhvilluesi: Microsoft
Kategoria: Hapësirë Cloud
Disponueshmëria: Android | iOS | Windows Phone | Web

Dropbox

Dropbox një shërbim i ngjashëm me OneDrive dhe Google Drive ofron 2GB hapësirë falas ndërsa planet 10 TB kanë një çmim prej 10 dollar në muaj. Mbase, hapësira falas është shumë më pak sesa ofrojnë konkurrentët. Por Dropbox ofron disa karakteristika mjaft unike si galeri të dizenjuara bukur të imazheve, opsione për të rezervuar foto dhe opsionin për të fshirë çdo gjë nga një pajisje e cila mund të jetë humbur. API-ja e fuqishme e Dropbox ka ndikuar së shumti në popullaritetin e tij duke e integruar me shumë aplikacione të tjera mobile.
Zhvilluesi: Dropbox
Kategoria: Hapësirë Cloud
Disponueshmëria: Android | iOS | Web

Google Hangouts
Shërbimi falas i Hangouts të Google krijon lehtësira të vyera për bisedat në grup madje edhe me video e audio. Cilësia zakonisht është e mirë përsa kohë ju keni një lidhje të qëndrueshme interneti. Video thirrjet mes përdoruesve të Google janë falas dhe pa limit, por edhe thirrjet drejt SHBA dhe Kanada janë falas.
Zhvilluesi: Google
Kategoria: Komunikim
Disponueshmëria: Android | iOS | Web

Skype
Skype mund të mos jetë aq i lehtë në përdorim sa Google Hangouts, por akoma mbetet një platformë mjaft popullore që vështirë të injorohet. Ky shërbim ofron thirrje video dhe audio falas mes përdoruesve ndërsa thirrjet drejt numrave të tjerë telefonik realizohen vetëm përmes një abonimi mujor. Akoma nuk ekziston një aplikacion standard uebi për ofrimin e shërbimit, por ju mund ta aksesoni nga kompjuteri juaj duke u identifikuar në llogarinë e Outlook.com.
Zhvilluesi: Skype Communication
Kategoria: Komunikim
Disponueshmëria: Android | iOS | Windows Phone |Web

Wunderlist
Për krijimin e listave të thjeshta, menjëherë do të kërkonit një aplikacion të thjeshtë dhe Wunderlist është ndër më të mirë për këtë qëllim. Aplikacioni i saj ofron një ndërfaqe minimale dhe të pastër duke u fokusuar së tepërmi në detyrat tuaja të cilat i organizon sipas temave. Çdo gjë duket për mrekulli pavarësisht nëse gjendeni në një pajisje Android, iOS, Windows Phone apo edhe në Web. Wunderlist ofron disa karakteristika si mundësinë për të ndarë listat, për të komentuar, për të caktuar detyra, për të vendosur përkujtues madje të ngjisni edhe foto detyrave që keni në plan të kryeni.
Zhvilluesi: 6 Wunderkinder
Kategoria: Menaxhim Detyrash
Disponueshmëria: Android | iOS | Windows Phone | Web

Evernote
Evernote ofron eksperiencat e ditarit tuaj personal me karakteristika mjaft të veçanta. Evernote krijon mundësi për të ruajtur, menaxhuar foto dhe shënime, madje edhe artikuj nga uebi. Përveç shërbimeve falas që ofron, kompania ka edhe një platformë biznesi kryesisht dizenjuar për kompanitë e mëdha me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes punonjësve. Aplikacioni Evernote është i pasur më një ekosistem të gjerë aplikacionesh dhe shërbimesh të cilat zgjerojnë dhe më tej kapacitetet e këtij mjeti produktiviteti.
Zhvilluesi: Evernote
Kategoria: Ditar Elektronik
Disponueshmëria: Android | iOS | Windows Phone | Web


OneNote

Produkti që ofron Microsoft për shënimet tona të ditarit elektronik, OneNote, sjell një mori mjetesh për të ndihmuar në organizimin e punëve tona lehtësisht. Përdoruesit mund të krijojnë shënime dhe lista të zakonshme, të organizojnë gjëra nga më të ndryshmet në ditar. Një karakteristikë e veçantë është edhe ngjitja e audios dhe videove në këto shënime. Madje përdoruesit janë në gjendje të kapin foto të recetave, kuponëve, memove dhe të kërkojnë tekstin e shënuar në to pa asnjë problem. OneNote sinkronizohet me një aplikacion të veçantë për desktopin.
Zhvilluesi: Microsoft
Kategoria: Ditar Elektronik
Disponueshmëria: Android | iOS | Web

Expensify
Nëse keni nevojë për një aplikacion që menaxhon shpenzimet tuaja, Expensify është i aftë të përmbushë kërkesat tuaja pa asnjë kosto shtesë. Nga pajisja juaj Android ose iOS, aplikacioni e bën të lehtë kapjen e imazheve të kuponëve tatimor të cilat më pas i analizon për të tërhequr informacionin e duhur duke i vendosur në regjistrat tuaja. Aplikacioni gjithashtu ka disa veçori mjaft të dobishme si mundësia për të gjurmuar largësitë, i cili shërben edhe si taksimetër.
Zhvilluesi: Expensify
Kategoria: Kontabilitet
Disponueshmëria: Android | iOS | Web


LastPass

Secili prej nesh ka “miliarda” kode për të mbajtur mend. Nëse ju përdorni një kod të vetëm për të aksesuar uebsite të shumëfishta, po bëni shumë gabim. LastPass, ndihmon përdoruesit të krijojnë kode unike të fuqishme teksa shfletojnë në ueb siguria mbetet gjithmonë në plan të parë. Me enkriptim AES 256Bit dhe autentikim multifaktorial, LastPass siguron të dhënat e përdoruesve, duke ju larguar një shqetësim në jetën dixhitale. Versioni i plotë i shërbimit kushton 12 dollar në vit.
Zhvilluesi: Joseph Siegrist
Kategoria: Menaxhim Kodi Disponueshmëria: Android | iOS | Windows Phone | Web