Një ekspozitë e dorëshkrimeve të Kur’anit u hap më 15 dhjetor në Hotelin Al-Ritz Carlton në Doha, Katar.
Sipas faqes së internetit të Al-Shark, 20 dorëshkrime të Kur’anit të Shenjtë, njëra prej tyre e vjetër 700 vjet më parë, janë paraqitur në  ekspozitë.
Një tablo e paraqet pjesëmarrësin 21-vjeçar, këndues i Kur’anit të Katarit në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në vende të ndryshme është ekspozuar, gjithashtu, në hotel.
Ka edhe disa punime të fëmijëve, duke përfshirë edhe piktura me ajeteve Kur’anore të paraqitura në ekspozitë.
Ekspozita u hap në periferi të një ceremonie të mbajtur për të nderuar fituesit e edicionit të 21-të të  Garave Kur’anore “Shejh Jasim bin Muhammed bin Thani”, në Katar.
Gjithashtu, në margjinat e ceremonisë, Ghaith bin Mubarak Al-Kuvari, Ministri i Çështjeve Islamike në Katar, ishte në një vizitë me përfaqësuesit e Garave të Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kur’anit në shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe diskutuan metodat për promovimin e garave në këto rajone dhe për të inkurajuar muslimanët për të mësuar përmendësh dhe të zbatojnë Kur’anin e Shenjtë.
Ministri, i shoqëruar nga një numër i mysafirëve të huaj dhe përfaqësues të vendeve muslimane, pastaj vizitoi ekspozitën.
Garat Kombëtare të Kur’ani në Katar u mbajtën nga 22 nëntori deri më 1 dhjetor 2014 në kryeqytetin e Katarit, në Doha.
Mësimi i përmendësh i gjithë Kur’anit me Texhvid, dhe mësimi përmendësh i 25, 20, 15, 10 dhe 5 xhyzave (pjesë) të Kur’anit të Shenjtë ishin kategoritë e garave.
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë