Një ligjvënës rus ka propozuar një ndalim të shprehjeve të tilla si “terrorist islamik” dhe “ militant islamik”në mediat masive, duke thënë se ato shprehje i japin njerëzve përshtypjen e gabuar për Islamin dhe i  vënë besimtarët e zakonshëm në rrezik.
Shamsail Saralijev (Rusia e Bashkuar) doli me këtë iniciativë në seancën e kësaj jave të Komitetit Shtetëror të Duma-s për Politikë të Informacionit, raportoi të mërkurën gazeta e përditshme Izvestia.
Sipas gazetës, deputetët tjerë rusë e përkrahën idenë.
Saralijev është nga Çeçenia dhe para se të marrë një vend në parlament ai ishte ministër i marrëdhënieve të jashtme, politikës etnike dhe informacionit në Republikën Ruse kryesisht-muslimane.
Aktualisht ai është anëtar i Komitetit të Duma-s të Shtetit për Politikë të Jashtme, raportoi Rusia Sot.
Deputeti tha në një intervistë me Izvestia-n se kohët e fundit masmedia lirshëm dhe shpesh po i përdorin shprehjet  ‘terroristë islamikë’, ‘islamistët’, ‘xhihadistët’, ‘shtet terrorist islamik’ dhe shumë shprehje të tjera të këtij lloji.
“Këto shprehje  i çojnë njerëzit drejt përfundimit se feja e muslimane, Islami, dhe terrorizmi janë e njëjta gjë. Njerëzit e thjeshtë automatikisht krijojnë përshtypjen se muslimanët vërtet janë banditë, vrasës dhe terroristë, “tha Saralijev.
Në të njëjtën kohë, shumica e muslimanëve preferojnë të distancohen nga grupet radikale, duke preferuar për t’i quajtur ata ‘Harixhinj’ – fjalë arabe për ‘disidentët apo për ‘kryengritësit’, vuri në dukje deputeti.
Një shembull tipik i njerëzve të tillë janë përkrahësit e “Shtetit Islamik” në Irak dhe Levant (ISIS apo ISIL , tha ai.
“Ata e quajnë veten të “Shtetit Islam, por ata nuk kanë absolutisht asgjë të bëjë me Islamin! Për ta Islami është vetëm një maskë me të cilën ata mbulojnë veprimet e tyre të liga! ”
Saralijev përsëriti tezën se Islami tradicional është një mirësi që promovon bashkëjetesën paqësore ndërmjet të gjithë popujve. Thirrja në emër të fesë Islame për agresion dhe ekstremizëm është një gabim, apo një gënjeshtër e pabazë, shtoi ai.
“Ashtu siç ne nuk i quajmë ‘të krishterë’ fashistët, ne duhet të ndalojmë përdorimin e termin muslimanët kur ne i përshkruajmë grupet radikale militante të cilët pretendojnë të jenë pasues të Islamit.”
Në  vitin 2012, Saralijev ishte ndër sponsorët e projekt-ligjit që bëri thirrje për të ndaluar në masmedia përmendjen e etnicitetit të kriminelëve apo të dyshuarve në raportet e lajmeve. Edhe pse nuk ka kaluar ende në ligj, projekt-ligji bëri që disa organe të medias të miratojnë këtë rregull në baza vullnetare.
Saralijev i ka quajtur të tillët vetë-rregullues, një shembull se si mund të ndalohet një lidhje midis Islamit dhe terrorizmit, kështu ne  mund të punojnë në të ardhmen.
Ka rreth 20 milionë muslimanë në mesin e 140-milionë banorëve të Rusisë. Islami është konsideruar si një prej katër “feve tradicionale” në Rusi, së bashku me Krishterimin Ortodoks, Judaizmin dhe Budizmin.
Butrimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
====================