Jemi mësuar të shohim Google të qëndrojë në vijën e parë të inovacionit ndër shumë gjigandë të internetit. Edhe njëherë po e provon këtë ndërsa njoftoi se ka përfunduar ndërtimin e parë prototip të makinës pa drejtues. Kjo është makina e parë funksionale e aftë të udhëtojë nëpër rrugët e një qyteti pa një drejtues.
Është diçka tjetër të modifikohet një makinë ekzistuese më këtë aftësi. Dhe është tjetër gjë të ndërtohet një makinë e tillë nga hiçi. Prototipi i parë funksional mund të shikohet në imazhin e paraqitur.
Duhet ta vini re se ky prototip nuk ka fenerë ndriçues real. Kompania kishte paraqitur këtë makinë në muaj maj, e cila nuk përmban komponentët e zakonshme që mund të priste një shofer për ta drejtuar si, pedalet e ndryshme të frenave dhe gazit, pasqyrat e shumë elementë të tjerë.
Përgjatë muajve të kaluar, kompania ka testuar disa prototipe ku secila prej tyre kishte sistem të ndryshëm të vetë drejtimit. Këto sisteme kishin në përbërje elementë që nga modelet aktuale të makinave gjer tek sensorët dhe kompjuterët.
“Ne i kemi vendosur të gjithë këto sisteme së bashku në këtë makine tërësisht funksionale i cili është edhe prototipi i parë me aftësi të plota vetëdrejtuese,” tha Google.
Kompania tha se drejtuesit tanë do të vazhdojnë të mbikëqyrin makinën duke përdorur kontrollerët manual përkohësisht ndërsa ne do të vazhdojmë të testojmë dhe mësojmë më shumë rreth saj. Ekipi që ka krijuar dhe përsosur këtë makinë tha se kjo “është dhurata më e bukur që kemi krijuar për festat e funditvitit”. Google tha se ka në plane të shpenzojë këto ditë pushim të fundvitit duke provuar prototipin më të fundit në rrugë. Kompania shpreson ta sjellë në rrugët e SHBA-ve në 2015. Ndërsa se çfarë do të pasojë, mbetet për tu parë. /PCWorld Albanian/
EDITOR
10 years ago
previous article
Bota Islame në katandisje
next article
Vandalizohet një Xhami në Gjermani
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago