Në prani të një numri të hoxhallarëve, studentëve, nxënësve, afarsitëve dhe banorëve të f.Batincë – Komuna e Studeniçanit, Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë me datë 18.01.2015, në Restoran Benaf f. Batincë, realizoi tribunën e radhës në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”
I pranishëm ishte edhe kryetari i Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë z. Burhanedin Nuhiju, si dhe mysafir nga Kosova hoxha i mirënjohur Fidaim ef.Fazliu.
Programi filloi me leximin e disa ajeteve të Kuranit famëlartë nga Hafiz Xhemail Nuhiju, ku dhe filloi ligjerata e parë e paraparë për këtë tribunë ku ligjerues ishte hoxhë Ibrahim ef. Ibrahimi nga f. Batincë.
“Veprat tona të jenë të sinqerta të jemi prej atyre që për çdo ditë të përmendim emrin që me miliona herë thuhet emri i Tij ,në çdo sekondë, emri i tij gjallëron zemrat, Muhamed s.a.v.s”, pasuan disa ilahi të kënduara nga vëllezërit Sabaatin dhe Xhemail Nuhiju, si dhe ligjerata e dytë për këtë mbrëmje ku ligjerues ishte hoxhë Rufat ef. Sherifi nga Shkupi kryetar i O.H. Kalliri i Mirësisë ku tha se ” ta njohësh Muhamedin a.s nuk është kënaqësi por është përgjegjësi, Muhamedi a.s është modeli ynë që duhet ndjekur, fjalët dhe veprat e tij janë model për ne”,
Të pranishmive ju drejtua me disa këshilla mysafiri special nga Kosova hoxha i nderuar Fidaim ef.Fazliu.
Para përfundimit të tribunës vëllezërit Nuhiju interpretuan edhe disa ilahi, me zërin e tyre mahnitës.
Tribuna në fjalë ishte pjesë e fushatës “Ta njohim Muhamedina.s.”
EDITOR
10 years ago
previous article
Sektori i Femrës organizoi tribunë në Studeniçan
next article
Një mesazh nga të përçmuarit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago