Prej sonte në mesnatë fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars. Pas arritjes së marrëveshjes politike dhe ndërprerjes së bojkotit nga opozita, dje Kuvendi vazhdoi afatin për dorëzim të listave të kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash deri më 8 mars në mesnatë, nga ana e partive politike ose koalicioneve të regjistruara.
Se sa do të jetë numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në këto zgjedhje lokale pritet të kuptohet pas përmbylljes së afatit i cili po vazhdohet për herë të dytë. Pritet që KSHZ-ja të bëjë sërish ndryshime në librin e afatit, ndërsa gjithashtu pas konfirmimit të listave duhet të bëhet tërheqja e shortit mes kandidatëve të rinj të paraqitur.
Sipas paralajmërimeve nga KSHZ-ja, pas vazhdimit të afatit të parë i cili ishte deri më 3 mars në mesnatë, numrat rendor të kandidatëve që dorëzuan lista në kohën e paraparë ligjore, gjegjësisht deri më 16 shkurt, mbeten të njëjtë, ndërsa lista e vetme e kandidatëve do të plotësohet vetëm me kandidatët e rinj të paraqitur. Kandidaturat, sipas ligjit, duhet t’i shqyrtojë edhe Komisioni për Verifikimin e Fakteve i cili duhet të hetojë nëse kandidatët e ardhshëm për kryetarë dhe këshilltarë të komunave kanë bashkëpunuar apo jo me shërbimet sekrete.
Zgjedhje lokale në Maqedoni do të realizohen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në listën zgjedhore për votim në zgjedhjet lokale janë regjistruar gjithsej 1 743 403 votues./Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
World Cup Qatar 2022 gjatë sezonit të dimrit
next article
Sheikët ofrojë 1,5 miliardë stërlina për Arsenalin!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago