Ambasadori austriak në Pakistan Axel Wech është konvertuar në fenë Islame

Ky lajm është publikuar në faqen e Facebook-ut Pakistan Media Watch.
Duke cituar burimet e Pakistan Media Watch, ambasadori austriak është martuar me prezantuesen e televizionit shtetëror, Sadie Afzaal, ndërsa vendimi për konvertimin e tij, erdhi disa ditë para martesës së tyre.
Burimet thonë se çifti fsheh detajet në lidhje me martesën dhe konvertimin e ambasadorit.
Sadie Afzaal jeton në Islamabad. Ajo ka punuar si gazetare dhe ka bërë një seri intervistash me udhëheqësit e shtetit, përfshirë Presidentin Pervez Musharraf ose Yousaf Raza Gillanin. Ajo ka raportuar edhe për tërmetet, përmbytjet dhe zgjedhjet në SHBA, duke bashkëpunuar me Zërin e Amerikës.
Sipas korrespondentit The News Tribe nga Islamabadi, ambasada austriake në kryeqytet nuk e ka demantuar këtë lajm zyrtarisht.
Duhet përmendur se grupe të caktuara të shoqërisë besojnë se të huajt martohen me vendasit për të udhëtuar më lehtë në vend, dhe për të mbledhur informata të ndjeshme./igj/