Domethënia e madhe e algoritmeve në përditshmërinë tonë nuk mund të mjaftojë. Ato përdoren pothuajse kudo, edhepse ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Disa algoritme e formësojnë dhe kontrollojnë botën tonë më shumë se të tjerat. Këto janë më të rëndësishmet.
Shfletuesi “Google”
Sot, Google është shfletuesi më i popullarizuar dhe më i përdorur në tërë botën. Ai dominon në treg dhe për shumicën, nuk ekziston opsion tjetër për të kërkuar informata. Algoritmi punon me vlerësimin e numrit dhe cilësisë së rezultateve për të përcaktuar cila webfaqe është më e rëndësishme. Përveç kësaj, algoritmi i merr parasysh dhe fjalët kyçe të faqes dhe ekzistimin e së njejtës.
Faqja e lajmeve në Facebook
Sado që të mos duam ta pranojmë, kjo është faqja ku shumica e shpenzojmë kohën e shtrenjtë. Nëse nuk dëshironi t’i shihni të gjitha postimet e të gjithë shokëve me renditje kronologjike, ju shihni një përzgjedhje të përfituar nga algoritmet e Facebook-ut. Për t’u fituar përmbajtjet më interesante, algoritmet përdorin më shumë faktorë, si numri i komenteve, personi që ka publikuar (po, ekziston një renditje e brendshme e njerëzve me të cilët komunikoni më së shumti) dhe lloji i publikimit.
OK Cupid
Lidhjet online tani janë industri me vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Duke iu falënderuar faqeve për takime obline, industria zgjerohet për 3,5% çdo vit nga viti 2008. Bashkimi i suksesshëm i njerëzve është i mundësuar nga algoritmet e webfaqes. Sekreti nuk është thjesht bashkimi i interesave të përbashkët. Çdo përgjigje vlerësohet sipas domethënies së pyetjes për shfrytëzuesin dhe partnerin. Dallimi është në të ashtuquajturin “dallim”.
Algoritmet e NSA-së
Vazhdimisht jemi të mbikqyrur nga algoritmet, jo nga njerëzit. Duke iu falënderuar Eduard Snoudenit, e dimë që Agjencia Nacionale e Sigurisë dhe partnerët e saj ndërkombëtar kanë spiunuar me miliona qytetarë. Të gjitha thirrjet telefonike, mesazhet, fotografitë dhe vendet zbulohen me anën e algoritmeve për shifrim, shkëmbim të çelësave, nënshkrimeve digjitale etj.
“Mund t’ju pëlqejë edhe…”
Webfaqet dhe shërbimet si Amazon dhe Netflix i mbikqyrin librat që i blejmë dhe filmat që shohim dhe na ofrojnë rekomandime për libra ose filma të ngjajshëm. Kjo mund të ndihmojë shumë, por mund të jetë edhe joproduktive, sidomos kur bleni libër si dhuratë ose kur dikush tjetër përdor kompjuterin tuaj.
Shitje dhe blerje e aksoneve
Sektori i financave mjaft kohë përdor algoritme për të parashikuar ndryshime në treg, por ata i përdorin algoritmet edhe për blerje dhe shitje të aksioneve. Këto algoritme mund të marrin vendim brenda një intervali prej milisekondave.http://fakultetet.al/
EDITOR
10 years ago
previous article
Njihuni me këtë gjeni 3 vjeç
next article
Emri Shqiptar më shpëtoi jetën
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago