Nënat bashkë me fëmijët e tyre, por edhe qytetarë tjerë të shumtë edhe një herë ngritën zërin kundër ndotjes së ajrit në rajonin e Tetovës. Në shenjë simbolike dhuruan lodrat e fëmijëve në këmbim të filtrave për ndotësin më të madh të ajrit, kombinatin e Jugohromit. Qëllimi i këtij marshi protestues, sipas drejtueses së lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”, është mbrojtja e shëndetit të fëmijëve nga ajri i ndotur.
“Jemi mbledhur edhe një herë si Tetovarë, e këtë herë ne si nëna, që të shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me ndotjen që bëhet në Tetovë momentalisht. Jemi këtu ta shprehim pakënaqësinë tonë e ti themi stop Jugokromit dhe punës së tij pa filtra, pra të japim lodrat e fëmijëve tanë duke pritur se me këtë do e shohin se këtu ka fëmijë, ka ardhmëri dhe ka njerëz që duan të vazhdojnë jetën”, tha Igballe Ferati. drejtuese e lëvizjes Nëna dhe Fëmija.
Marshi u mbështet edhe shoqata ekologjike Eco Guerilla e cila akuzoi pushtetin për gjenocid ekologjik të rajonit të Tetovës.
“Sot kemi ardhur këtu për të mbështetur lëvizjen Nëna dhe Fëmija që përmes një marshi protestues shënojnë ditën e ekologjisë, është pak ironike të shënohet dita e ekologjisë në një qytet që vuan nga një gjenocid ekologjik dhe aq më tepër në një vend ku nga 365 ditë të vitit kemi pasur 310 ditë të helmuara. Ne sot këtu nuk jemi për të festuar sepse nuk kemi arsye për të festuar por jemi që edhe një herë të shprehim pakënaqësinë ndaj autoriteteve”, u shpreh Arianit Xhaferi, Eco Guerilla.
Në protestën e sotme të lëvizjes “Nëna dhe Fëmija” doli edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Drejtuesit e organizatave joqeveritare thonë se protesta nuk do të ndalen deri në mbylljen e kombinatit të Jugohromit i cili heziton të zbatimin e standardeve ekologjike apo vendosjen e filtrave kundër ndotjes së ajrit.
EDITOR
10 years ago
previous article
FRI dega Shkup mbajti kuvendin vjetor
next article
Iluzionet më të mira optike
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago