Një grua vajti tek profeti Daut a.s dhe e pyeti si me gjysmë zëri:”O profet i Zotit! A është Zoti i drejtë apo i padrejtë?!”
Dauti a.s i tha:”E mjera ti! Ai është drejtësia absolute! Pa më thuaj, ç’të ka ngjarë që e bën këtë pyetje?”
Gruaja iu përgjigj:”Unë jam grua e ve dhe nënë e tre vajzave jetime. Siguroj bukën e gojës për veten dhe vajzat me pëlhurat që tjerr në tezgjah. Një ditë, u nisa për në Pazar për të shitur punimet e mia, të cilat i kisha mbështjellë me një pëlhurë të kuqe. Teksa isha ulur të marr një frymë nën një pemë, vjen një shpend i madh dhe e rrëmben pëlhurën me gjithë punimet e mia dhe fluturon larg. Kjo që më ndodhi ishte një fatkeqësi e madhe për mua, pasi tani s’kam ç’tju çoj vajzave të mia për të ngrënë. Prandaj erdha të qaj hallin tim tek ti.”
Ndërkohë që Dauti a.s po orvatej ta qetësojë, troket dera dhe hyjnë dhjetë tregtarë. Secili prej tyre mbante në dorë njëqind napolona flori, të cilat ia zgjatën profetit Daut a.s duke i thënë:”Jepja dikujt që i meriton o profet i Zotit!”
Dauti a.s i pyet:”Po ç’ne kështu? Çfarë u detyroi ta bëni këtë akt bamirësie?”
Ata i thanë:”O profet i Zotit! Ishim në lundrim dhe për shkak të një stuhie, anijes iu shkaktua një vrimë, nga e cila filloi të hyjë ujë. Në një moment tepër kritik, vjen një shpend i fuqishëm dhe na hedh një pëlhurë me punime dore, me të cilat ne bllokuam të çarën e anijes. Për ne, kjo ishte direkt ndihma e Zotit të lartësuar, për të na shpëtuar jetën. Që aty, ne vendosëm që secili prej nesh do të japë nga njëqind napolona floriri si lëmoshë. Prandaj ti sollëm që t’ia japësh kujt të duash.”
Dauti a.s duke buzëqeshur, iu kthye gruas dhe i tha:”Një Zot që bën biznes dhe investon pasurinë tënde në tokë e në det, a mund të jetë veçse i drejtë dhe i dhembshur?!”
EDITOR
10 years ago
next article
Thënie të çmuara të Dijetarëve XI
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
11 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
11 hours ago