Me datë 04.04.2015 perfunduan trajnimet në kuadër të projektit “Talentium” në qytetin e Shkupit. Trajnimet e fundit ishin nga moduli i Medias ku u shtjelluan tema të ndryshme. Trajnimi i parë u mbajt nga z. Qenan Ismaili, teolog me përvojë shumëvjeçare në media. Tema e trajnimit ishte “Komunikimi nëpërmjet kamerës” ku z. Ismaili para nxënësve shtjelloi aspekte të ndryshme të cilat ndikojnë në një paraqitje të dënjë para kamërës.
Trajnimi i rradhës u mbajt nga z. Fisnik Zeqiri, regjisor dhe skenarist i shumë serialeve dhe aktor pranë Teatrin Shqiptar në Shkup. Tema e ketij trajnimi ishte “Si të realizojmë një dokumentar”. Ai para nxënësve elaboroi qartë hapat për realizim të një dokumentari dhe duke u bazuar në përvojën e tij në botën e filmit ai dha edhe këshilla praktike se si arrihet deri në një dokumentar kualitativ.
Java e fundit e projektit u kurorëzua me një ligjeratë nga teologu Hasan Baftijari i cili para nxënësve foli në temën “Etika në komunikim – shembulli i Profetit Muhammed – paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të”.
Edhe përkrah përfundimit të trajnimeve aktivitetet në projektin “Talentium” vazhdojnë edhe për 3 javë rresht. Nxënësit tani po përgatiten për finalen e qytetit të Shkupit ku do të përzgjedhen edhe pjesëmarrësit në finale e madhe ku do të tubohen nxënësit më të mirë nga të gjitha qytetet ku realizohet ky projekt. Ata do të garojnë në kategorinë e fjalimeve motivuese dhe filmit dokumentar.
EDITOR
10 years ago
previous article
Botë e heshtur
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
22 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago