Malajzia është një vend në të cilin shifrat e divorceve, brenda një dekade të vetme, u reduktuan nga 32% që ishin më parë në 7%. E gjitha kjo, falë një përvoje të rrallë për nga lloji i saj.
Qeveria e vendit, vendosi një ligj për çdo çift që donte të martohej, sipas të cilit çifti duhet të bënte një trajnim njëmujor lidhur me komunikimin mes bashkëshortëve, si dhe mbi artin e zgjidhjes së problemeve bashkëshortore.
Në vitin 1992, ish kryeministri Mehatir Muhamed, u gjet para një fakti të hidhur, ku përqindja e divorceve në vend, kishte arritur në 32%, d.m.th çdo 100 martesa, 32 përfundonin me divorc. Ai e kuptonte që kjo shifër e lartë divorcesh do të përbënte një pengesë serioze për zhvillimin e vendit në të ardhmen.
Prandaj, ai i ndërhyri një risie të padëgjuar më parë, nxori certifikatën e martesës, sipas të cilës, kushdo që dëshiron të martohet, duhet ti nënshtrohej një trajnimi të specializuar lidhur me jetën në çift. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit pajiseshin me certifikatën përkatëse dhe ishin të lirë të martohen. Brenda një dhjetë vjeçari, numri i divorceve në Maljazi u reduktua në 7%. Malajzia është ndër vendet me numër divorci më të ulët në rang botëror. /ardhmeriaonline/