Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë organizoi iftar dhe ligjëratë për femra. Ky aktivitet u organizua në Studeniçan. Të pranishme në iftar ishin anëtare, aktiviste si dhe mysafire tjera nga Studeniçani dhe fshatrat përreth.
Pas iftarit pasoi ligjëratë me temë “Ramazani, muaji i Kuranit”, ligjëruar nga Esma Sherifi Kurti (teologe).
Pas ligjëratës u bë edhe shpallja e fitueses nga konkursi i hapur nga Nëndega Karshiakë për mësimin përmendësh të sureve nga xhuzi Ame. Shpërblimin e ndau përgjegjësja e Sektorit të Femrës në Degën e Shkupit, znj. Mirvete Musliu. Fituese u shpall nxënësja Zulejha Halili.
Poashtu, program u pasurua edhe me interpretim ilahish.
EDITOR
9 years ago
previous article
Magjistroi Burhanedin Nuhiju
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago