PYETJA: Deri kur ka mundesi ta fali namazin e sabahut më së voni?
Dr. BASHKIM ALIU
PËRGJIGJA:
Koha e namazit të sabahut fillon prej agimit të ditës, dhe zgjat deri para lindjes së diellit. E gjithë kjo kohë është koha e namazit të sabahut. Së këndejmi, themi se namazin e sabahut, më së voni, duhet ta falish para se të del dielli, bile edhe për një kohëtë shkurtër.
Mirëpo, nuk do të kisha thënë që ta shtyshë namazin e sabahut shumë afër lindjes së diellit, sepse kjo tregon se rëndë e ke ta prishish gjumin, dhe rrezikon që të lind dielli pa e falur namazin e sabahut. Nëse ndodh, kjo duhet të jetë e rastësishme, pra të ndodh ndonjiherë si rezultat i harresës, por jot a bësh traditë të përhershme.
Allahu na forcoftë në fenë e Tij.