PYETJA: Nëse gruaja e nxjerr para kohe fëmijun, por embrioni e ka mbushur kohën kur i jepet shpirti, konkretisht fëmiju del në muajin e shtatë, por del i vdekur. A therret për këtë kurban për lindje?
Dr. BASHKIM ALIU
PËRGJIGJA: Kurbani i cili therret për lindjen e fëmijut quhet akika dhe therret në shenjë falënderimi ndaj Allahut për lindjen e fëmijut.
Së këndejmi, nëse fëmiju nuk lind i gjallë, për të nuk therret kurban, edhe nëse gruaja e nxjerr pasi t’i jetë dhënë shpirti. Po ashtu, për të kurban nuk therret edhe nëse lind i gjallë, dhe pastaj menjëherë vdes.
Marrë parasyshë se është sunet i Pejgamberit s.a.v.s. që ky kurban të therret në ditën e shtatë të lindjes së fëmijut, e nëse nuk mundet në ditën e shtatë, mundet edhe pastaj kur të ketë mundësi, dijetarët kanë potencuar se nëse fëmiju jeton shtatë ditë për të therret ky kurban, e nëse nuk jeton deri në ditën e shtatë, atëherë therrja e kurbanit është vetëm e pëlqyer, gjegjësisht nuk therret kurban, por nëse therr, atëherë kjo është vetëm vepër e pëlqyer.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
9 years ago
previous article
Deri kur ka mundesi ta fali namazin e sabahut më së voni?
next article
Si të veprohet me mjetet e ngelura nga operacioni?
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago