Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit,
Falënderimi i takon All-llahut, përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin (a.s.), familjen e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë.
Të nderuar vëllezër dhe motra, e nderuar rini, jemi në ditët më të bukura që i lavdroi All-llahu xh.sh., ditë këto të cilat në vete ngërthejnë shumë urtësi dhe mësime të cilat janë pishtarë ndriçues për besimtarin e denjë dhe të devotshëm.
Këto ditë na bëjnë që ta ndjejmë lidhshmërinë tonë shpirtërore me gjeneratat e më hershme, duke kujtuar ndodhitë dhe protagonistët e këtyre ndodhive të cilat buronin nga besimi i sinqertë, ideali si dhe vullneti i lartë i shpirtit rinor.
Na kujtojnë bashkimin e muslimanëve në mbarë botën, duke përjetuar Haxhin në këto çaste, unitetin familjar, duke kujtuar familjen e Ibrahimit (a.s.) dhe idealin që pat kjo familje, lidhshmërinë e gjeneratave duke kujtuar Muhamedin (a.s.) dhe stërgjyshin e tij Ibrahimin (a.s.) ku për këtë u lut vetë Ibrahimi (a.s.): “Dhe (kujtonie), kur Perëndia e provoi Ibrahimin me disa urdhëra, e ai i plotësoi ato. Perëndia tha: “Unë do të bëjë ty imam (prijës) të njerëzve!” – Tha: “Edhe disa prej pasardhëve të mi!” (Perëndia) tha: “Premtimi im nuk i përfshinë zullumqarët.” (Bekare 124), dhembëshurinë ndaj hallexhinjëve duke iu qëndruar përkrah halleve të tyre nëpërmjet mishit të kurbanit dhe lëmoshës.
Në këto ditë, njerëzimi në përgjithësi e muslimanët në veçanti po përshkojnë nëpër vështirësi dhe kriza të ndryshme, ftojmë që çdokush sipas mundësisë që ka, të kontribon pozitivisht që të tejkalohet e gjithë kjo katrahurë dhe mbi të gjitha e lusim All-llahun të na lehtëson rrugën për arritjen e synimeve fisnike dhe humane.
Lusim All-llahun xh.sh. që haxhinjtë të cilët këtë vit iu përgjigjën thirrjes së All-llahut xh.sh. për të bërë haxhin, t’ua pranojë lutjet, ritualet dhe t’u kthehen familjarëve të tyre shëndosh e mirë.
Le të jetë kjo një ditë ku All-llahu xh.sh. jua pranon adhurimin, kurbanin, lëmoshën dhe të gjitha veprimet tjera të mira që i bëni këto ditë.
Më lejoni që në emrin tim, kryesisë, anëtarëve dhe të gjithë aktivistëve t’ju uroj festën e Bajramit të Kurbanit me shpresë se Bajrami i ardhshëm do të na gjejë më mirë se këtë vit.
Forumi Rinor Islam
Fevzi Musliu, kryetar
EDITOR
9 years ago
previous article
FRI iftar me aktivistët
next article
FRI organizoi turneun "Kupa e Bajramit"
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
7 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
7 hours ago