PYETJA: Çfarë është dispozita e veshjes së rrobave të shkurta për femrën, a është e lejuar (hallall) apo e ndaluar (haram)? Unë vërtetë shoh se shumë arsimtare nëpër shkolla veshin këtë lloj të rrobave. Ju lutemi na sqaroni, duke sqaruar realitetin e mbulesës islame për femrën islame.
PËRGJIGJJA: Vërtet, në shoqërinë islame me keqardhje parashtrohet kjo pyetje, sepse dispozita e saj është sqaruar dhe e qartë. Do të ishte e udhës që në shoqërinë islame të parashtrohen pyetje për çështjet e dyshimta, sepse vërtet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Hallalli është i qartë, edhe harami është i qartë, e mes tyre ka çështje të dyshimta që nuk i dinë shumica e njerëzve”.1
Disa dijetarë për këtë sjellin disa anekdota qesharake dhe thonë: Macja e njeh hallallin dhe haramin, sepse nëse ia jep asaj një copë mishi, ajo e ha dhe është e qetë, pra nuk ikë, e kur ajo e merr, e vjedh prej diku, e kap dhe ikë, sepse ajo e di se atë e ka marrë me pa të drejtë, këtë e di nga instinkti i saj.
Nëse e tillë është çështja me kafshën, atëherë ç’mendon ti për njeriun?
Pra ekzistojnë çështje që janë hallall i qartë dhe haram i qartë, por ka edhe çështje që janë të dyshimta. Për çështjet që janë të dyshimta, për ato vlenë të pyetet, por e keqja është se në kohën tonë çështjet të cilat janë të qarta janë shndërruar në të paqarta. Shumë njerëz pyesin për çështje që janë nga harami i qartë që nuk duhet pyetur për to. Në këtë kategori të pyetjeve hyn edhe çështja e veshjes së shkurtër për të cilën pyet pyetësja e ndershme, a është hallall apo haram.
Nuk duhet dyshuar asnjëherë se veshja e këtij lloji të rrobave është haram, madje as që guxon të jetë i luhatur në këtë qëndrim nëse gruaja del me këtë veshje para burrave të huaj. Nëse disa femra veprojnë kështu, veprimi i tyre nuk është argument e as sheriat, qofshin edhe arsimtare, siç thotë pyetësja. Edhe pse arsimtareve (femrave) që punojnë në ato shkolla ku ka vetëm femra e nuk ka meshkuj, u lejohet atyre që të zbulojnë diç nga stolitë e tyre, por jo edhe në rrugë, në vende publike. Asaj i lejohet të zbulojë diç nga stolitë para femrës tjetër sikur ajo, por megjithatë edhe këto lejime janë të kufizuara dhe të logjikshme, e jo siç i shohim ato kohëve të fundit duke veshur rroba të shkurtëra dhe risitë e modaliteteve të ndryshme të kësaj kohe që janë në kundërshtim me fenë, me Islamin, me logjikën, me etikën, me traditën etj. Ky është prodhim çifut. Ata janë të cilët skenojnë çështje të tilla. Ata dëshirojnë të shkatërrojnë botën dhe t’i shkatërrojnë të gjitha vlerat që janë në të, në mënyrë që të okupojnë njerëzit me krizën e epsheve. Ata përmes rrugës së ndikimit epshor tentojnë që të robërojnë njerëzit. Këto mendime janë mendime cioniste. A nuk janë këto mendime lojë me logjikat e femrave dhe mendimet e tyre në mënyrë që për ato shpikin për çdo vit dhe për çdo stinë të vitit moda të reja? Sa janë shkurtuar rrobat mbi gjunjë, sa zgjaten nën gjunjë, sa shkurtohen te krahët dhe sa shpaloset kraharori e gjoksi. Tërë këto lojëra janë tmerr, andaj femra muslimane nuk duhet t’i kushtojë kujdes këtyre çështjeve, e veçanërisht në rastet kur ajo del në rrugë dhe e shohin njerëzit.
Femra islame ka për obligim që të turpërohet dhe të obligojë veten me atë që e ka urdhëruar All-llahu i Madhërishëm. Ky urdhër është i zbritur nga All-llahu i Madhërishëm, ku ka thënë: “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të tyre ose baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre”. (En-Nur: 31)
Femra nuk ka të drejtë t’i ekspozojë stolitë e saj para të huajve, me përjashtim të atyre që janë të dukshme, siç e kanë shkoqitur Ibn Abbasi dhe të tjerët rreth atyre që janë të dukshme, ka thënë fytyra dhe duart. Ky është mendimi më i përmbajtur dhe më i lehti që i përshtatet kohës sonë.
Dalja e femrës në rrugë në këtë gjedje që ne e shohim nëpër disa metropola dhe vende të tjera, është çështje që nuk mund ta pranojë feja, as morali e as nuk e pranon logjika e shëndoshë.
Vërtet All-llahu i Madhërishëm dhe Sunneti i përcaktuan femrës mbulesën. Për këtë tematikë unë kam folur në librin tim Hallalli dhe harami në Islam, e në këtë rast po e theksoj një pjesë të asaj që e kam shkruar në të.
Ajo që e nxjerr femrën nga ekspozimi janë rrobat e saj në harmoni me moralin dhe edukatën islame dhe rrobat e ligjësuara islamikisht, e ato janë ato rroba që i plotësojnë këto cilësi-kritere:
1. Që rrobat ta mbulojnë tërë trupin e saj me përjashtim të asaj që përjashtoi Kur’ani e tha: “… përveç atyre që janë të dukshme…”, e mendimi më i qëlluar në komentimin e këtij ajeti është se bëhet fjalë për fytyrën dhe duart, siç përmendëm më parë.
2. Që rroba të mos jetë e tejdukshme në mënyrë që të duken sendet e brendshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka lajmëruar se nga banorët e zjarrit të Xhehennemit janë femrat të veshura me rroba të tejdukshme dhe të holla, këto nuk do të hyjnë në Xhennet, e as që do ta ndjejnë erën e Xhennetit.2 Kuptimi i nocionit “Kasijatun arijatun” u dedikohet atyre rrobave të cilat nuk kryejnë funksionin e mbulesës, sepse edhe pse janë veshë, vërehen gjërat brenda tyre. Njëherë te Aisheja [radijall-llahu anha] kishin hyrë disa femra nga fisi Beni Temim, e ato kishin veshur rroba të holla. Aisheja [radijall-llahu anha] u tha atyre: “Nëse jeni besimtare, këto nuk janë rrobe të besimtareve”. Njëherë tek ajo (Aisha) kishte hyrë një nuse e cila kishte një shami të hollë dhe të tejdukshme. Ajo tha: “Nuk beson në suren “En-Nur” një grua që veshë këtë rrobë-petk”.3 Çka do të thoshte Aisheja [radijall-llahu anha] për rrobat e kësaj kohe të cilat sikur të jenë të prodhuara nga qelqi?
3. Petku i veshur nuk guxon të përkufizojë gjymtyrët e trupit edhe pse nuk është i hollë. Rrobat të cilat na ekspozon sot kultura e Perëndimit mund të jenë të trasha, të mos jenë të tejdukshme, por ato i përkufizojnë gjymtyrët e trupit. Me veshjen e tyre dallohen çdo gjymtyrë dhe në këtë formë bëhen ngacmuese për epshin e meshkujve. Edhe kjo është e ndaluar. Siç thashë edhe më parë, këto janë prodhime të kostumografëve çifutë me renome ndërkombëtare, që njerëzit i lëvizin sikur kukulla pas këtyre gjërave. Gratë që veshin këtë lloj të rrobave janë “Kasijatun arijat”, do të thotë të veshura por megjithatë të zhveshura dhe me këtë përfshihen nën kërcënimin me të cilin erdhi hadithi. Madje këto rroba janë edhe më ngacmuese dhe më provokative se rrobat që janë të holla dhe të tejdukshme.
4. Rrobat e femrave të mos jenë rroba që janë të veçanta për meshkuj. Është e njohur se burrat kanë rroba të veçanta, e edhe femrat kanë petka të veçanta. Pra, nëse burri ka marrë shprehi që të veshë një petk të veçantë, ai petk konsiderohet petk i meshkujve, atëherë femra nuk ka të drejtë të veshë petka të ngjashme, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i mallkoi burrat që i përngjajnë grave dhe gratë të cilat u ngjasojnë burrave. Pra, femra nuk ka të drejtë t’i përngjet mashkullit, e as mashkulli t’i ngjasojë femrës, ngase kjo konsiderohet sulm mbi natyrshmërinë e tyre. All-llahu i Madhërishëm krijoi mashkull dhe femër, burrin dhe gruan, dhe çdonjërin prej tyre e veçoi në përbërjen e gjymtyrëve. Pastaj, çdonjërit prej tyre i caktoi rol në jetën e përditshme, që do të thotë se ky dallim nuk është i rastësishëm por ka urtësi. Andaj, nuk lejohet ta ndryshojmë këtë urtësi dhe të atakojmë natyrshmërinë në të cilën e krijoi All-llahu i Madhërishëm njeriun, dhe të mundohemi që prej njërit lloj të bëjmë diç që nuk është krijuar për të dhe nuk përshtatet natyrshmëria e tij me të. Mashkulli kur i ngjason femrës, ai asnjëherë nuk do të jetë femër, por gjithashtu ai nuk do të bëhet as mashkull. Ai e humbë burrërinë, e nuk arrin në femëroren. Gjithashtu, edhe femra e cila i ngjason mashkullit, asnjëherë nuk do të jetë mashkull, por nuk do të bëhet as femër si duhet të jenë femrat.
Atëherë, më parësore dhe më e arsyeshme do të ishte që secila nga dy gjinitë të qëndrojë në kufirin e saj, në rolin e saj dhe natyrshmërinë e krijimit të saj që e ka krijuar All-llahu i Madhërishëm.
Kjo është përgjigjja, andaj çdo veshje jashtë këtyre kritereve konsiderohet veshje jolegjitime, joislame dhe e papranuar. Sikur njerëzit të logjikonin dhe t’u përmbaheshin kufijve të Sheriatit islam, do të kishin pushuar dhe do të ishin qetësuar, por fatkeqësisht femrat janë provokuar me këtë risi e quajtur modë, e gjithashtu edhe meshkujt janë sprovuar, janë dobësuar dhe janë shterrur e nuk dinë ç’të mendojnë. Meqë burrat ishin përgjegjës që vendosnin për gratë, gjendja është shndërruar në të kundërtën, sikur femrat të jenë përgjegjëse që vendosin për burrat. Kjo është e keqe dhe fitne, sprovë prej sprovave të kohës, ashtu që burri nuk ka mundësi që gruas së tij t’i thotë “ndalu te kufiri yt”. Madje këtë nuk mund t’ia thotë as vajzës së tij, nuk ka mundësi që vajzën e tij ta obligojë me edukatë dhe moral, e as që mund t’i thotë diç nga kjo. Janë dobësuar burrat për shkak të dobësimit të fesë, të dobësimit të bindjes dhe të dobësimit të besimit.
Është obligim që burri të jetë burrë, të rikthehet te burrëria e tij. Nëse kjo nuk bëhet për shkak të besimit, atëherë të bëhet së paku për shkak të burrërisë në popull. Patjetër duhet bërë një gjë të tillë, patjetër duhet luftuar këtë nënshtrim dhe këtë rrymë.
Duhet falënderuar All-llahun e Madhërishëm se ende ekzistojnë muslimanë dhe muslimane të cilët furishëm qëndrojnë para kësaj beteje. Ata e praktikojnë edukatën islame në veshmbathje dhe janë të përpiktë në fenë e tyre, në mësimet e saj të fuqishme dhe stabile. Lusim All-llahun që të shtohet numri i tyre, në mënyrë që të jenë shembuj të mirë në shoqërinë e tyre dhe simbole të gjalla për moralin islam dhe veprimtarinë e tij. All-llahu i Madhërishëm e thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.
Dr. Jusuf el Karadavi
Fusnotat:
1 Muttefekun alejhi.
2 Transmeton Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejres.
3 Tefsiri i Kurtubiut.